Rreth 250 mijë shqiptarë mendohet se jetojnë në Zvicër. Shumica prej tyre janë nga Kosova, ndërsa pjesa tjetër nga Shqipëria, trojet shqiptare në Maqedoni apo Mal të Zi.
Këtë të premte, Edi Rama është në një vizitë zyrtare në Zvicër. Në dalje të një prej godinave qeveritare atje, Rama ka parë se një person e priste me flamurin shqiptar në rrugë. Fotot kryeministri i ka publikuar në Facebook.
Personi që ka menduar t’i bëjë këtë surprizë Edi Ramës mësohet se është Mikel Colaj, një emigrant shqiptar në Zvicër. Në profilin e tij në Facebook, ai ka falenderuar Ramën për përshëndetjen duke e quajtur “mbretin e Ballkanit”.
Shfaq Komentet (0)