Tech

Video/“Ajsi u trafikua, ka video porno në YouTube” Bombaj flet për historine e përdhunimit

13:25 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vazhdon konflikti midis Leonard Bombajt dhe Ajsit. Pas intervistës se disa ditëve me pare qe dha Ajsi dhe ku tregoi versionin e saj te historisë me Bombajn, ky i fundit i ftuar ketë te premte ne Oktapodin e Turjan Hyskes ne Vizion Plus, vendos te flasë për here te pare ne media për te treguar historinë e tij me Ajsin.

‘’Është një histori e përfunduar kjo me Ajsin, është një histori ku prokuroria i ka mbaruar gjërat. Unë nuk kam ndarë asnjë gjë me median përveçse kam bërë një libër në fund, pasi Prokuroria tha Leonard kjo është historia. Unë marr përgjegjësinë përballë audiencës të them gjëra të provuara jo gjëra që mund të jenë delire personale’’, nis rrëfimin ai.

‘’Kjo histori përfundoi ku të gjithë së bashku, jo vetëm vajza, se ishin 5 veta bashkë me vajzën të cilët kanë hyrë në shtëpinë time me pistoletë sepse e kisha përjashtuar ngaqë u zbulua se e kishin trafikuar gjithandej. Këto që them janë të gjitha të provuara nga prokuroria, behet fjale për video, pamje, dëshmi, dëshmitar. Vajzwn e largova kur zbulova qe trafikohej’’, thotë Bombaj.

 ‘’Mediat shpesh kanë dëshirë të hapin orekse të reja por problemi është që duhet të përfundohet këtu. Të gjithë këta persona duke futur dhe vajzën brenda janë  dënuar me nga 3 vjet burg, ndërsa vajza 2 vjet. Janë dënuar nga dy gjykata. Gjykata e shkallës së parë  të Krimeve të Rënda dhe nga Gjykata e Apelit’’.

‘’Ajo që kam pasur unë kujdes ka qenë se kisha të bëja me një adoleshente. Ne media skam folur asnjëherë ne media për ketë histori, por lashë qe te fliste gjykata. Ky është një personazh që në emër të viktimave që ekzistojnë në Shqipëri ,të dhunuar, të përdhunuar, të abuzuar nga njerëz perversë, vijnë dhe krijojnë personazhe të tilla ku në emër të tyre duan të veshin rrobën e viktimës dhe ta shesin atë gjë. Më thanë dy gjëra të vogla nga intervista që unë dua t’i sqaroj.
E para: Kam qeshur me librin e Leonard Bombës thotë vajza. Dy gjëra  të vogla që unë ja drejtoj nëpërmjet jush janë këto: Të vjen të qeshësh ty me këngën porno që ke kënduar dhe e ke shpërndarë vet në youtube ?
Në librin e Leonard Bombaj është shkruar që është e provuar në prokurori, kur them e provuar është e provuar dhe me pamje. Të vjen të qeshësh ty kur merrje në telefon babanë dhe i thotë jam te shtëpia e profesorit dhe jam këtu me gruan e tij foli pak, dhe kalon telefonin në anë tjetër dhe imiton zërin e gruas time?’’, vazhdon ai.

‘’Vazhdojmë me një histori tjetër ku thotë se kujtoja se kisha një llogari bankare …
Kush është ai njeri që mund t’i hapi një llogari bankare një fëmije. Si mund t’i hapësh një llogari bankare një fëmije kur prej 8 vitesh bën një shkollë falas te Sirea Film, kur ti ke veshur në trupin tënd veshje të cilat janë marrë nga shumë projekte, kur ti ke marrë çdo vit shporta familjare dhe përveç kësaj kërkon të hapet një llogari bankare. Kemi të bëjmë me një krijesë ku kërkon të mbjellë memorie të trilluar’’.

‘’E fundit fare, provat që kam që janë dhe në prokurori por që janë dhe gjëra të tjera që nuk janë në dijeni  implikojnë keq njerëzit që i ka afër vetes së vet. Ky është problem që unë kam, nuk e kam me vajzën, nuk kam më pikë problemi me të. Po të jap një provë në atë provë nuk është ajo vetëm. Ne donim të krijonim modelin e fëmijës shqiptar siç bëhej nëpër bote me Hannah Montanën, Selena Gomez, dhe këta fëmijë ishin shumë të talentuar. Ajo që unë ndej faj është se ne i ekspozuam me famën e tyre dhe ndoshta nuk i ruajtëm dot. Por Boni nuk pati ndonjë problem me jetën e vet, Klea Huta nuk ka pasur kurrë problem me jetën e vet dhe është një nga vajzat super e respektuar në televizion, çfarë faji kemi ne kur ky fëmijë përdor talentin për mashtrim, për krim, i bie që dhe ne do përplaseshim në një moment dhe i them stop, kjo histori mbaron këtu. Unë nuk kam për borxh ti jap llogari askujt, por ka ca përfaqësues ligjorë që do ta ndjekin këtë rrugë‘‘, mbyll rrëfimin ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.