Kryesore

Zbardhen SMS/ ‘Laj gojën’, ‘këlysh’, plas sherri Eduart Ndocaj-Ditmir Bushati

21:00 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fjalimi i deputetit të Lezhës Eduard Ndocaj duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Ai i ka nisur një mesazh në numrin privat deputetit, duke e pyetur se si qe e mundur që kishte sajuar një deklaratë kundër tij…

Mesazhet mes të dyve janë publikuar nga vetë Ndocaj, ku vërehet përplasja mes tyre.

“Të gjitha mediet e kushdo që ishte në sallë e kanë parë me sy e kanë dëgjuar me veshë zgërdhimjen e ministrit Bushati, kur deputeti Ndocaj kërkoi një minutë heshtje për familjen e Dom Kaçorrit”, tha Ndocaj.

POSTIMI I PLOTE

Bushati i trembur nga e zgerdhimja ne heshtjen per Kacorrin i shkruan Ndocaj duke i thene te fshije numrin e tij

Ka nje dallim te madhe ne institucionet e Shtetit, pershembull edhe mes ministrave.
Zakonisht Ministri i Jashtem perfaqeson unitetin dhe sovranitetin e vendit, kur ndodhet me mision jashte.
Po ashtu ka nje dallim te madh mes nje deputeti dhe nje ministri. Deputeti perfaqeson drejteperdrejte sovranitetin qytetar e ministri votebesohet nga deputeter per ta deleguar sovranitetin ne nivel perfaqesimi shteteror.
Te gjita mediat e kushdo qe ishte ne salle e kane pare me sy e kane degjuar me veshe zgerdhimjen e ministrit Bushati, kur deputeti Ndocaj kerkoje nje minute heshtje per familjen e Dom Kacorrit.
Ministri Bushati jo vetem nuk ka marre mundimim te kerkoje te falur publike per zgerdhimjen ose te jap shpjegime, ai permes komunikimit ne whatapp me Ndocaj perpiqet qe t’i tregoje superioritet dhe i thote te fshije numrin.
Bushati i thote Ndocaj me superioritet paranojak se i dergon selame nga Brukseli. Eh more Bushati!
Ai Brukseli ku ti ndodhesh eshte Bruksesi i Demokristianeve i vlerave te perfaqesuara nga Dom Nikoll Kacorri.
Po mos te ishte kontributi i Dom Nikoll Kacorrit dhe uniteti i shqiptareve, Bushati nuk do te kishte mundesi te na dergonte te falura sot.
Bushati eshte Ministri i Jashtem i Shqiperise e ka kater vjet qe shetit Boten dhe frekuenton BE-ne me leket e shqiptareve pa bere asgje per integrimin e Shqiperise qe ka mbetur ne vend numero.
Nje “dreq” e di cfare bejne ministrat tone neper Europe dhe Bote. Shumica livadhisin e bejne shoping. Keto jane ministrat e vendit me te varfer ne Bote. Bushati mendon se karriera e pushteti jane te perjetshme.
Shume gabim e ka! Koha ka treguar se edhe xhelatet si Enver Hoxha vdesin nje dite dhe mbrapa lene histori e trishtueshme.
Keto jane mesazhet e bisedes me Bushatit dhe Ndocaj.
Reagime i Ndocaj nuk eshte per percarje kombetare apo fetare sic e kupton Bushati, apo komunistet e llojit te tij. Ndocaj ka kohe qe mbron vlera dhe kontribuesit e historise kombetare qe Regjimi Hoxhes dje i masakroi, i vrai dhe i internoi e ka 25 vjet qe qellimisht memoria e tyre lihet ne harrese. Ka 70 vjet qe nuk behet shtepia muze e Gjegje Fishtes. Ka 30 vjet qe eshte lene ne harrese Dom Nikoll Kacorri e plot figura te tjera te ndritura te Kombit.
Te mbrosh vlerat kombetare nuk eshte percarje, por shenje krenarie e kontribut per unitet.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.