POLITIKË

Ruçi mesazh për PD-në: Ju kemi thënë ‘bujrum’, por 3 çështje ne s’i negociojmë  

12:01 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi nga Asambleja e PS i ka dhënë një mesazh opozitës, teksa u ka thënë se 3 gjëra nuk do të negociohen asnjëherë, pavarësisht kërkesave të PD-së.

“Ju ishit në pushtet 4 vjet më parë dhe ne sot pas 4 vjetësh ju pyesim ju, përse nuk e bëtë dhe e mbajtët 25 vjet reformën administrative territoriale dhe ne e bëmë atë? Pse nuk e betë reformën arsimore, për arsimin profesional, policinë, pse sot po e bllokoni vetingun? Në pushtet ishit, përse nuk e forcuat shtetin, përse nuk bëtë legalizimet…
Ne nuk i biem të zgjedhurit tanë te çadra, por të zgjedhurit tanë i çojmë te votuesit për të zgjidhur hallet dhe problemet dhe shqetësimet e tyre.

3 çështje për ne socialistët janë të panegociueshme. Votimi i vetingut është i panegociueshëm, qeveria teknike e panegociueshme, teza juaj se mazhoranca do manipulojë zgjedhjet, shqiptarët këtu kanë qenë 26 vjet. Ata e dinë mirë se kush është forca politike që i manipulon, vjedh, zgjedhjet, kush pushtetin e shpërdoron, kush manipulon listat dhe kartat e ID… doni garanci për zgjedhjet, ju kemi thënë bujrum propozoni çfarë të doni për të rritur sigurinë dhe garancinë, boll që t’i certifikojë ato OSBE- ODIHR, në çdo orë të ditës e të natës jemi gati t’i votojmë ato”, – ka thënë Ruçi në fjalën e tij në Asamblenë e PS-së.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.