POLITIKË

Video/ “Boll, mbylle”, Rama bezdiset nga deputetët e tij

21:08 - 02.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryemistri Edi Rama nuk i ka kursyer “kritikat” sot për udhëheqësit politikë të PS, që do të drejtojnë fushatën në rrethe për zgjedhjet e 18 Qershorit. Nga pas, teksa ishte duke dëgjuar ministrat dhe deputetët e tij, Rama i ka kërkuar me ton urdhërues ta ndërpresin fjalën, apo edhe të largojnë letrën.

Ishte e para ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila e nisi fjalën, por që Rama i tha në nisje të hiqte letrën që ajo kishte përgatitur, e ndërsa fliste, i bërtiti nga pas “boll”. Edhe në mes të fjalës së Blendi Klosit dëgjohet Rama që thotë “mbylle”. Ndërsa para se të fliste Ilir Beqaj, Rama i kërkon të mos e lexojë letrën dhe për këtë patën edhe një debat mes tyre. Situatën e përforcoi edhe Olta Xhacka e cila në fjalën e saj tha: “meqë letrën ma sekuestruan…”

 

 

http://www.dailymotion.com/video/x5h1gr0_20170402-124751_news


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.