Një 47 vjeçare është përdhuar në Kamëz nga një ish-polic bashkiak. Policia e Kamzës ka shpallur në kërkim shtetasin Lorik Baja, 37-vjeç, banues në Bathore, i dënuar më pare. Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura.
37-vjeçari, i njohur si person problematik në komunitetin e Kamzës, akuzohet se ka përdhunuar Dh.C., 47-vjeçe. Materialet në ngarkim të tij, u referuan një ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Tre vite më parë, më 3 Nëntor 2014, në qendër të Kamzës, Baja, ish polic i Bashkisë së Kamzës, ka goditur një efektiv në detyrë të komisariat numër 5, në Kamzë.
Shfaq Komentet (0)