Sapo ka përfunduar në selinë e kryeministrisë takimi urgjent i thirrur nga kryeministri Edi Rama me ministrat e Partisë Socialiste.
Nuk dihet ende ç’është biseduar në këtë takim, por burime nga kampet politike thonë se është afër arritja e një zgjidhjeje politike, ose të paktën e nisjes së dialogut për arritjen e kësaj zgjidhjeje.
Rama u ka komunikuar diçka ministrave të tij dhe sigurisht që ky komunikim, nuk ka qenë vendimi për të bërë zgjedhje më 18 qershor pa opozitën.
Rama ka lëvizur nga pozicioni i tij fillestar dhe kjo është e qartë. Ndryshe nuk do kishte asnjë arsye që ai të mblidhte ministrat e PS-së në selinë e kryeministrisë.
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani foli ndërkaq sot se Edi Rama mund të jetë dorëzuar dhe ky është çmimi që ai duhet të paguajë për arrogancën e tij.
“Dorëzimin” e Ramës e ka paralajmëruar edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili ka falenderuar protestuesit dhe ka folur për “arritjen e qëllimit që kemi shpallur që në fillim”.
Nga ana tjetër, Berisha tha sot se Ilir Meta e ka braktisur Edi Ramën, jo se i pëlqën opozita, por për interesat e tij.
GSH.al
Paska thirr grate te parat, si xhentellmen qe eshte