I arrestuar për sulmin në Suedi ka pranuar se ai është autori i ngjarjes së rëndë. Mediat ndërkombëtare kanë publikuar pamjet e autorit që u arrestua pas sulmit me kamion në Stokholm, ndërsa njoftojnë se ai ka pranuar sulmin duke thënë para policisë se është autori që vrau disa persona.
Më herët policia konfirmoi se është arrestuar një person i dyshuar, por autori kryesor është ende në arrati. Identiteti i personit të arrestuar dhe që ka pranuar sulmin nuk bëhet publike për arsye hetimi. Drejtuesi i kamionit, sipas dëshmitarëve e kishte fytyrën të mbuluar me maskë të zezë. Policia dyshon se në sulm kanë marrë pjesë 3 persona. Sipas policisë nga sulmi me kamion kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa një tjetër vdiq në spital duke e çuar numrin e viktimave në 4. Nga ngjarja janë plagosur 8 persona.
<iframe allowfullscreen frameborder=”0″ width=”698″ height=”573″ scrolling=”no” id=”molvideoplayer” title=”MailOnline Embed Player” src=”http://www.dailymail.co.uk/embed/video/1443699.html”></iframe>