![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Polici me eksperiencë, dibrani Artan Cuku që u ekzekutua sot në Tiranë ka një histori interesante personale dhe profesionale.
Miqtë e ngushtë të Cukut, thonë për GSH.al se, me bashkëshorten e tij, Marjolën, ai u njoh nga një telefonatë e rastësishme, nga një ngatërrim numri. Një telefonatë e gabuar i lidhi të dy në një histori që do të përfundonte në martesë.
Në fillim, familjet e çiftit ishin skeptikë sepse Artani dhe Marjola kishin diçka mbi 10 vite diferencë me njëri-tjetrin, por dashuria triumfoi.
Çifti kanë një djalë e një vajzë. Ish-drejtuesi i policisë njihej si një njeri familjar. Ai shpenzonte shumë kohë me familjen dhe bënte shumë për fëmijët dhe gruan e tij.
Kur erdhi në Tiranë ai fillimisht jetonte pranë zonës së Kamzës dhe më vonë u zhvendos pranë Digës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Pas largimit nga policia Cuku drejtonte një kompani policie private.
GSH.al