Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të shënuar, sigurisht që nuk ka munguar urimi nga njeriu i saj i zemrës. I njohur për humorin, i fejuari i saj, aktori Bes Kallaku ka surprizuar me urimin e tij, teksa në një status në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Xhensila është personi përgjegjës për zbukurimin e ditëve të tij. Mirëpo, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, veç urimit, ai i ka bërë deklaratë dhe dashurie, duke i pohuar Xhensilës se e do më shumë se domatet…
Ja statusi i Bes Kallakut
“Sot personi përgjegjës për zbukurimin e ditëve të mia, gjysma ime më e mirë, ka ditëlindjen. Trëndafili im, ngjyrat e mia, humori im i mirë. Zoti të n’drittë jetën zemër. Flm për dashurinë dhe gjithçka.
Të du më shum se domatet 😂😂😂.”