![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Humbja me Malagën ka kthyer tensionin në radhët e Barcelonës, ku tani duket se ekziston një problem që e ka emrin Lionel Mesi. Sipas mediave spanjolle, ky i fundit ka identifikuar lojtarët, të cilët sipas tij, nuk janë në lartësinë e Barcelonës ndaj kërkon mosaktivizimin apo largimin e tyre.
Sipas mediave në Spanjë, Mesi pas ndeshjes i ka kërkuar llogari Luis Enrikes se pse aktivizoi në duelin ndaj Malagës futbollistët Andre Gomes, Zheremi Matië dhe Denis Suarez. Ndërkaq, mendohet se ai ka bërë të qartë se në sezonin e ardhshëm nuk do të dëshironte si shokë skuadre Arda Turan, Zheremi Matië, Andre Gomes, Lukas Dinje dhe Pako Alkaser.
Por çështja nuk mbyllet këtu, pasi Mesi ka dhënë edhe mendimin e tij se kush duhet të jenë objektivat e klubit në verë. Bernardo Silva dhe Kilian Mbape të Monakos, Hektor Bejerin i Arsenalit, Vinicius Zhunior dhe Ousman Dembele të Borusia Dortmund janë futbollistët që ai do të dëshironte të shihte si shokë skuadre në “Kamp Nou”.