Intervista

Video/ Rrëfehet nëna e 2 fëmijëve, jetesa e vështirë me burrin: Dil prostitutë, dua lekët

13:20 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një nënë 40-vjeçare e dy fëmijëve të sëmurë ka rrëfyer ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, historinë e vështirë të bashkëjetesës së saj me ish-bashkëshortin Fatmir Murrizi.

Historia tronditëse  e Bukurie Murrizit të lë pa fjalë ku dhe siç tregon jam bere pre e dhunës disa here, por nuk mbaron këtu ajo që të trondit është fakti se bashkëshorti i saj prej 16 vitesh, ka tentuar ta përdorë dhe si prostitute.

Dhimbja e një nënë për fëmijën është e madhe dhe unë e përjetoja shume që djalin e kisha të sëmurë. Ajo që të vret më shume është fakti se unë e dëgjova teksa i thoshte doktorit, lije mos e opero fëmijën se donte që të ishte i sëmure.

“Më mori sikur isha prostitutë, jo si grua. Ne na lidhën familjarët. Vëllezërit e mi nuk e donin, por unë vendosa vetë. Ai donte një grua që t’i gatuante e të kujdesej. Më shumë kërkonte një shërbyese. Por kujtoja se me kalimin e kohës dhe të bëheshim me fëmijë do të ndryshonte. Goca e tezes së tij ma mbushi mendjen, por vëllezërit e mi kishin dëgjuar fjalë që dhunonte edhe nënën e tij. Përpara se të martohesha  me të, u njohëm pak kohë, dhe vëllai ma përsëriste mos m’u anko më vonë se ky njeri nuk është për familje. Për 6 muaj ai më mori.

Edhe në 6 muajt e parë, nëna e tij më tha, ky djalë nuk është për ty. Ai më çonte te familja e tij, dhe më mbyllte me çelës në shtëpi. Ai merrte lekët e nënës së vet dhe i luante bixhoz. Njerëzit fillonin të trokisnin në derë sepse ai kishte borxhe, luante kazino dhe blinte lëndë narkotike. Më pas mbeta shtatzënë dhe linda Xhoin. Nuk e lashë pasi ai gjithnjë më mbante nën presion, me dhunë. Ai kishte frikë të më linte, edhe pse unë kam tentuar të ndahem me të dhe kur isha pa fëmijë. Gabimi im ishte që nuk dëgjova vëllezërit. Ai tentoi të më përdorte dhe për prostitutë, por nuk arriti dot. Kishte dhe frikën e vëllezërve të mi,” rrëfen Bukuria.

Bukuria vazhdon të tregojë më tej se si bashkëshorti i saj donte të shiste banesën ku jetonte nëna e tij, por nuk mundte, pasi nëna e denonconte shpesh për dhunë.

“Kur linda Xhoin, djalin e madh, kuptova që ai donte të na nxirrte në rrugë mua dhe nënën e tij, dhe e kam dëgjuar që i thoshte doktorit lije mos e opero fëmijën se donte që të ishte i sëmurë”

Si ta propozoi për të dalë në rrugë
“Ma tha troç, shko dil prostitutë, se unë dua lekët. Donte të më detyronte duke më rrahur, por unë rezistova falë familjes, të cilët më ndihmuan. Edhe nëna e tij ma thoshte, ai nuk të do për grua, por do që të dalësh në rrugë. Edhe vetë nuk e kam kuptuar si kam qëndruar kaq shumë me atë njeri”, tha Bukuria.

Balkanweb

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.