20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 13 prill 1997

07:00 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

RINIS BOTIMI/ Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, vrasjet, djegiet, shpërthimet e depove sollën një situatë surreale në Shqipëri, marsin e vitit 1997.  Në 12 prill 1997 rifillon botimi i gazetave në vend dhe njëkohësisht edhe i “GAZETA SHQIPTARE”. Do vazhdojmë rikujtimin e ngjarjeve të ndodhura 20 vite më parë me shkrimet në gazetën tonë.




Si sot në 13 prill 1997

Varg makinash dhe flamuj shqiptarë shoqerojnë Naltmadhëninë e tij nga Rinasi për në Tiranë.

Leka i I: Do kërkoj pajtimin

I biri i Zogut vjen per here të dytë në Shqipëri!

Tiranë- ora 13:10 një avione i bardhe shihet te zbrese drejt rinasit. Brohoritjet e e para shpertrhejne nga rrethinat e aeroportit të mbushura plot e përplot. Pas pak minutash dera e avionit hapet dhe Leka Zogu prek tokën shqiptare. Pranë tij janë legalistë të ardhur nga disa rrethe. I pari e takon kryetari i partisë së tij e më pas të tjerët. Bashkë me Leken ka dhe anëtarë të oborrit të tij mbretëror e si gjithnjë në krah te djathtë Mulosmani. Të gjithë e rrethojnë dhe është vështirë të shkëpusësh ndonjë deklarata. “Unë jam për bashkëpunim dhe paqe”, thotë Leka. I biri i mbretit Zog ka mundur të vijë përsëri në Shqipëri.

Në Tiranë përgatitjet e Partisë së Legalitetit kanë nisur që në mëngjes pranë hotel “Europapark”. Deri në orën 11:00 Durollari dhe anëtarët e tjerë të partisë ende nuk kishin dalë, ndërsa rojet e hotelit siç nuk ndodh në asnjë vend nuk lejojnë çuditërisht askënd të futet brenda. Makinat e shumta jane grumbulluar dhe kanë nisur zbukurimet. Pothuajse të gjithë xhamat e veturave apo furgonëve kishte postera që tregonin Leka Zogun në sfond flamurin shqiptar. Janë disa “mercedes” të zinj me targa zyrtare të cilët vihen në rresht të parët për të marrë rrugën drejt Rinasit.

Pas tyre shumë makina të tjera, por akoma më shumë do të gjendeshin pranë aeroportit. Në një distancë prej afro 500 metra larg hyrjes kryesore policia nuk lejonte asnjë mjet privat të hynte. Autobus, vetura, furgonë janë rreshtuar në të dyja fushat anës rrugës. Ketu sheh targa nga më të ndryshme por shumica janë nga veriu dhe kryesisht nga Mati. Në vend të dytë eshte Laçi, nuk mungojnë edhe targa të Jugut nga Vlora e Korça. Në territorin e aeroportit nuk lejohet të hyjë askush. Madje as gazetarët. Një listë e gjatë nga Partia e Legalitetit i është dorëzuar policisë dhe vetëm ajo duhet respektuar. Gjithësekush provon mënyra nga më të ndryshmet për të hyrë. Rreth ores 12:00 grumbull njerëzish i ishin afruar hyrjes se aeroportit ku qendron një autoblindë dhe kërkonin të hynin. Komandanti i forrcave te Rinasit ndërhyn. Ai urdhëron policinë të pararalajmërojë njerëzit edhe nëse është e mundur edhe me krisma në ajër. “Unë mbrojta në ditë më të këqija e s’mund te leojë njeri të hyjë tani”, thote ai me të drejtë. Ndërsa i  kërkon përfaqësuesit të legalitetetit t’a ndihmojë. Zbritja e avionit shënon kulmin. Njerëzit hipin mbi kangjella dhe brohorasin. Ata e kanë parë Lekën e Parë të zbresë  nga avioni, kishte njerëz që iknin me vrap të lajmëronin: “Zbriti, erdhi, e pashë vete”.

Leka i rrethuar nga njerëzit e tij dhe gazetarët jep deklaratën e tij. “Unë do të kontribuojë për paqen. Do të ndihmojë autoritetet për pajtimin e tyre, janë fjalët e pakta që iu shkëputën. Ai hipën në makinë, ulet neë sediljen e prapme bashkë me Mulosmanin, ministrin e tij te oborrit. Në vendin e parë të makinës është Durollari. Mercedezi i zi lëviz me ngadalë.

Leka ul xhamin   dhe përshëndet me dorë njerëzit. Në dalje nga porta e hekurt makina ndalon pak çaste. Nuk mundet të lëvizë është e rrethuar nga njerëzit e shumtë. Policia dhe rojet ndërhyjne menjëherë për të hapur rrugën. Për gati nje kilometër makina do të ecë shumë ngadalë. Nga të dyja anët janë tre persona të cilët e shoqërojnë makinën me vrap. Dy motorra policie arrijnë ta hapin rrugën. Njerëzit vrapojnë duke shoqeruar makinen.

Rruga hapet dhe makina niset drejt Tiranës. Njerëzit hipin me shpejtesi në makinat e tyre, I bien borive dhe ndjekin kolonën e gjatë. Janë me dhjetra e dhjetra njerëz që ndjekin vargun pa ditur detinacionin. Policia e ka shoqëruar Leka Zogun në destinacionin e tij në një vile pranë ambasadës amerikane. Takime politike në disa rrethe mendohet të jetë axhenda e Leka Zogut.

Por gjithçka mbetet për t’u saktësuar.. I biri i Ahmet Zogut dje ka realizuar qendrimin e tij te tretë në Shqipëri. Kur lindi mundi të qëndrojë vetëm 48 orë. Në 1993 vetëm 24 orë pasi nuk u pranua me pasaportë mbretërore. Këtë herë situata është e ndryshme dhe endrra e tië për një referendum kur të vendoset nëse do të ketë republikë apo monarki duket e afërt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.