Tech

Rama krijon një aplikacion në celular për të gjithë socialistët

20:50 - 13.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shumë shpejt, socialistët nuk do t’i dalloni dot vetëm për adhurimin që kanë ndaj Edi Ramës, por edhe sepse nëpër celularët e tyre do të kenë një aplikacion apostafat për ta. Duke njohur fuqinë e teknologjisë dhe varësinë që kanë të rinjtë ndaj celularëve, Edi Rama i bëri thirrje të shkarkojnë pas pak ditësh një aplikacion në celularët e tyre. Si fillim do t’i japë mundësi të rinjve të zgjedhin përmes aplikacionit kolonën zanore të fushatës zgjedhore.

“Nesër do publikojmë një app, dhe do kërkojmë nga të gjithë ju, vajzat dhe djemtë, pavarësisht moshës, kush ndihet i ri dhe Pandi do të marrë pjesë në konkurs të propozojmë kush do jetë kënga e fushatës ‘Për Shqipërinë që duam’. Dhe pasi të mbledhim të gjitha propozimet do hedhim një short, nga propozuesit e këngës fituese kujt do t’i bjerë shorti i pari do të marrë bluzën e firmosur e lojtarit që do më shumë në Champions Leagues.
Kujt i bie shorti i dyti do marrë bluzën e autorit të golit të parë në finalen e Champions League.
Kujt do t’i bjerë shorti i treti do të marrë bluzën e fushatës ‘Për Shqipërinë që duam’ me firmën time dhe firmën e deputetit të qarkut që do jetë fituesi. I katërti për ngushëllim do marrë një kravatë timen. Pjesëmarrësit e tjerë do marrin byzylykun plastik të fushatës ‘Për Shqipërinë që duam’. Sa të dali app, download, dëgjoni dhe propozoni kush do jetë kolona zanore e kësaj fushate historike”, deklaroi Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.