Kryesore

Ish-deputeti i PS, Alket Hyseni takon Hilary Clinton: I shpreha mirënjohjen e përjetshme për kontributin historik që kanë dhënë për Kosovën dhe Shqipërinë

17:38 - 19.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka marrë pjesë në Konferencën e mbajtur në Sofie nga Fondacionit “Clinton Global Initiative”.




Në një postim në rrjetet sociale, Hyseni ka ndarë momente nga konferenca si edhe nga takimi me Sekretaren e 67-të të Departamentit të Shtetit të Amerikës, Hillary Clinton.

Avokati i njohur shkruan se gjatë takimit me Clinton, i ka shprehur asaj mirënjohjen dhe respektin e shqiptarëve për kontributin historik të saj dhe të Presidentit Bill Clinton, për lirinë e Kosovës dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.

Posimi i plotë:

Me ftesë të Fondacionit “Clinton Global Initiative”, në Konferencën e Sofies, pata nderin të takohem me Sekretaren e 67-të të Departamentit të Shtetit të Amerikës. I shpreha mirënjohjen dhe respektin e përjetshëm të shqiptarëve për kontributin historik të saj dhe veçanërisht të Presidentit Bill Clinton për lirinë e Kosovës dhe prosperitetin e Shqipërisë dhe rajonit të Ballkanit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.