Speciale

Zbulohet një laborator droge në Shkozë, në pranga pronari i magazinës dhe 9 të tjerë

16:59 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Zbardhen të tjera detaje nga lajmi për gjetjen e një tjetër laboratori droge në zonën e Shkozës në Tiranë. Bëhet  me dije se deri më tani janë shoqëruar 10 persona, mes tyre edhe pronari i magazinës.

Identiteti i tyre nuk dihet ende. Laboratori i drogës ishte i pajisur me llampa ndriçimi për rritjen e drogës dhe me gjithë infrastrukturën tjetër mbështetëse.

Ai ishte ngritur në një magazinë që përdorej më parë si fabrikë përpunimi plastike. Deri më tani s’ka të dhëna të tjera rreth sasisë së drogës së kapur apo personave që qëndrojnë pas saj.

 

Ngjarja ndodhi ne orën 14:30

Policia ka zbuluar një laborator ku kultivohej kanabisi në Shkozë, ndërsa ka vënë në pranga 10 persona.

Laboratori është zbuluar pas një kontrolli të ushtruar nga Komisariati Nr.1.

Mësohet se laboratori është gjetur në një prej ish-tuneleve të Uzinës së traktorëve.

nderkohëqë rezulton të jetë  i përshtatur me llamba për të rritur bimët narkotike.

Tuneli në Shkozë mësohet se ishte pajisur me llampa për të rritur dhe tharë kanabisin në kushte të brendshme, për të mos rënë në sy.

Ndërkohë që janë arrestuar 4 persona…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.