Kryesore

Çudia/ Polici i dënuar për korrupsion u gradua nënkomisar (arrestohet sërish)

17:08 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Xhensila KODRA

 

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në policinë e Shtetit ka arrestuar sot një zyrtar policie për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, sipas urdhrit të Prokurorit, ka vënë nën arrest një punonjës policie për shkak të dyshimeve për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Punonjësi i policisë Dritan Metani me gradën N/Komisar ishte nën hetim prej disa muajsh nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si i dyshuar se kishte konsumuar elementet e veprës penale të “Korrupsionit pasiv” dhe të “Shpërdorimit të detyrës”.

Ai dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka lejuar në tre raste, të bëheshin ndërtime pa leje, kundrejt shpërblimesh në shuma monetare.

Hetimi nisi pas referimit të SHÇBA-së, në lidhje me dyshimet për korrupsion ndaj punonjësit të policisë N/komisar Metani. Në zbatim të vendimit penal përkatës, SHÇBA ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

PRECEDENTI

Dritan Metani ka qenë arrestuar në vitin 2007 për korrupsion pasiv dhe në vitin 2008 është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg. Në vitin 2013, Gjykata e Lartë e ka lënë në fuqi përfundimisht këtë dënim.

Vendimi i gjykatës së shkallës së parë më 2008

Deklarimin fajtor të të pandehurit Dritan Metani për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personit që ushtron funksione publike” kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 259 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim dhe 900.000 (nëntëqind mijë) lekë gjobë.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Dritan Metani i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Dritan Metani fillon nga dita e arrestimit të tij datë 14.09.2007.

Shlyerja e gjobës nga i pandehuri Dritan Metani të kryhet brenda një viti duke filluar nga dita e marrjes së vendimit formë të prerë.

Në zbatim të nenit 35 të Kodit Penal urdhërohet për të pandehurin Dritan Metani “Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike” për një kohe prej 4 (katër) vjetësh.

DENONCIMI I BERISHES

Në nëntor të vitit të kaluar, ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale, denoncimi e një qytetari për shefin krimeve në njësinë 7, Sipas denoncuesit, ai ka qenë i dënuar për korrupsion. Ai shkruan se shefi i krimeve në komisariatin nr.2 është ngritur në detyrë për shkak të korrupsionit.

Më poshtë, postimi i Berishës dhe denoncimi i qytetarit

Lajme nga policia e gjenerates tjeter. Qytetari dixhital informon:

Ngritjen ne detyre per shkak te korrupsionit dhe denimit me vendim gjykate te formes se prere, te shefit te seksionit per krimet ne komisariatin nr 2 Dritan Metani! sb

“Zoti sali berisha! Ju uroj gjthe te miat e kesaj bote. Dua te denoncoj tek ju shtetasin dritan metani me detyre shef seksioni per krimet ne njesine nr 7 nen juridiksionin e komisariatit nr 2. Ky shtetas esht i denuar per korrupsion ne kohen e qeverise tuaj. Kete gje e dine dhe ata qe e kane emeruar apo shperblyer ne ate post pasi ai esht militant i rilindjes ne zonen e saukut. Esht mjaft e lehte te zbulohet deshmia penale e ketij personi qe sot mban nje post jo te vogel ne policine e shteti. Sapo te gjej info te tjera do ju bej me dije se vetem ju jeni zeri i te drejtes ne kete vendI nderuar! Gjykata e rrethit gjygjesor tirane ne dt 03. 04.2008 e ka denuar me 2 vjet burgim dhe me 900 mije leke gjobe dritan metanin Gjykata e apelit tirane me vendim 147 dt 03.03.2009 ka len ne fuqi vendimin e shkalles se pare tirane me ndryshimin e vetem qe nga 4 vjet ta ule ne 2 vjet ndalimin e ushtrimit te funksioneve publike . Respekte”.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.