Kryesore

Intervista/ A synoni të provokoni zgjedhje të parakohshme? Ja si përgjigjet Ilir Meta…

16:25 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Konferenca e kryetarëve caktoi datën 27 prill si datë kur do të jetë raundi i tretë për zgjedhjen e presidentit të ri.  Pas mbarimit te mbledhjes kryetari i Kuvendit Ilir Meta e quajti kohë të mjaftueshme  për të mundësuar një dialog me opozitën për presidentin dhe për të tejkaluar çështjen e klimës për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme.

– Dëshiroj të bëj të ditur që Konferenca e Kryetarëve vendosi, që raundi tjetër për zgjedhjen e Presidentit të zhvillohet të enjten e ardhshme në orën 15:00, dhe shpresojmë që është një kohë e mjaftueshme edhe për të mundësuar një dialog të mundshëm me opozitën edhe për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Por kuptohet edhe për të tejkaluar çështjen e gjithë klimës për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Meta nëse opozita vijon me këmbënguljen e saj, a do të votojë mazhoranca një kandidat të saj në raundet e ardhshme?

Ne këmbëngulim për bashkëpunim, për dialog dhe për konsensus dhe besojmë dhe nuk do të paragjykojmë mënyrën e reagimit apo të reflektimit të opozitës.

Shpresojmë që edhe opozita dëshiron që vendi të ketë një President që vjen përmes bashkëpunimit dhe konsensusit dhe mbi të gjitha, dëshiron që të marrë pjesë në zgjedhje dhe të garantohet gjithçka është e mundur, që ato të jenë të lira, të ndershme dhe të barabarta.

Ende nuk ka një vendim nga KQZ përsa i përket letrës që i keni dërguar si koalicion për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve. Nëse nga mbledhja e sotme nuk do të ketë vendim nga KQZ për të pranuar këtë kërkesë tuajën, a do të ketë aleancë paszgjedhore me PS?

Çështja kryesore nuk është çështja e koalicionit PS-LSI. Çështja kryesore besoj se është dhënia e një mundësie në kohë të Partisë Demokratike dhe partive opozitare, që nuk janë regjistruar as si subjekte politike për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor, pra për t’u regjistruar edhe si subjekte, por edhe si koalicion. Ky është thelbi kryesore i kësaj iniciative. Përsa i takon vendimit që marrin institucionet e tjera është çështje e tyre.

Po me zgjedhjet e parakohshme z. Meta? Do të mundësonte futjen e opozitës dhe pa rrezikuar shkeljen e ligjit dhe afatet që tashmë kanë tejkaluar?

Nuk e shikoj si një variant konstruktiv dhe të dobishëm dhe nuk është ky qëllimi. Përkundrazi, qëllimi është përfshirja e opozitës edhe në zgjedhje edhe në çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Pra nuk e patë të arsyeshme të regjistroheshit si koalicion me PS e më pas ta prisnit bashkë opozitën?

Po në rast se kjo e dyta do të ishte shkelje, është e njëjta logjikë. Kështu qëllimi nuk ka qenë kjo.

Përkundrazi qëllimi ka qenë t’i jepet një mundësi Partisë Demokratike dhe gjithë partive të tjera të opozitës që nuk janë regjistruar as si subjekte politike, as si koalicion që ta kenë këtë mundësi në ditët që vijnë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.