Kryesore

Masakra në Vlorë/ Ku fshihej autori, ç‘ndodhi mes tij dhe viktimës në lokal

10:57 - 22.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia e Vlorës arrestoi dje autorin e dyshuar të vrasjes së 33-vjeçarit Ergys Gjioveshaj në zonën e Ujit të Ftohtë. Ai është Gani Tozaj nga fshati Sevaster i Vlorës

Sipas Policisë, pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, është bërë e mundur dje herët rreth orës 06:00 kapja dhe arrestimi i 19-vjeçarit.

Ai strehohej në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pranë vendit të quajtur “7 pallatet”.

Gjithashtu, Policia ka shpallur në kërkim shtetasit A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, si dhe E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

“Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit ‘Fiks Fare’, në lagjen ‘Ujë i Ftohtë’, është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

HETIMI 

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, kapja e 19- vjeçarit është kryer pas të dhënave të siguruara edhe në saje të dëshmive të klientëve, identitetit të dhënë prej tyre, si dhe survejimit të kamerave te zonës

Nga hetimi paraprak rezulton se ka qenë një sherr i çastit mes viktimës dhe personave që ndodheshin në tavolinën tjetër ngjitur me të.

Paraprakisht blutë thanë se 19-vjeçari ka qenë në gjendje te dehur dhe nuk përjashtohet dyshimi se gjithçka mes tyre të ketë ndodhur për shkaqe të tipit “pse më sheh”.

Por blutë nuk përjashtojnë as një provokim të mundshëm nga ana e autorit, i cili po hetohet nëse ka lidhje me Laert Alushin, i vrarë në vitin 2000.

(Ngjarja)
Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit “Fiks Fare” në lagjen “Ujë i ftohtë”, është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë:
1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant).
2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (klientë në lokal).
3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).
Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” pranë vendit të quajtur “7 pallatet” në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit:

Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë

Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit:

1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzim Krimi”.

Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta.

Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 armë zjarri Pistoletë të llojit “Revolver-Magnum”,
– 15 gëzhoja fishekësh.

Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./Panorama/

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.