“A ia vlen të përfundosh në bankën e të akuzuarit për politikanët dhe gjykatësit e korruptuar?” Me këtë pyetje iu drejtua Edi Rama të gjithë atyre që do t’i bashkohen të hënën protestës së Partisë Demokratike, duke bllokuar rrugët për 1 orë gjatë paradites. Komunikimi Javor nga Facebook i kryeministrit ka qenë një mesazh i qartë se të gjithë ata që do të bllokojnë rrugët do të arrestohen. “Secili mban përgjegjësi për vete” u shpreh kreu i Partisë Socialiste duke siguruar se policia do të zbatojë ligjin dhe se qytetarët janë manipuluar nga opozita. Qëllimi i protestës sipas Ramës është bllokimi i rrugës së integrimit në Bashkimin Europian nga ata që nuk duan vetingun dhe drejtësinë që sjell vetingu.
Shfaq Komentet (1)
Ti mund ti rruash trapin protestes….