Një ngjarje e rëndë raportohet nga Shkodra ku një përplasje e fortë ka ndodhur në selinë e re të Partisë Socialiste të Shkodrës. Një konflikt me anëtarëve të partisë në pushtet ka degjeneruar deri në përplasje fizike dhe për më tepër në nxjerrjen e armëve. Burime nga vendi i ngjarjes thanë se gjithçka ndodhi gjatë një mbledhjeje ku ka qenë i pranishëm edhe koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodres, Ditmir Bushati.
Në fund të mbledhjes një nga anëtarët e kryesisë është përplasur me drejtorin e OSHEE-së për veriun e vendit Ersi Sulejmani. Pasi kanë debatuar me fjalë ai e ka goditur fizikisht Sulejmanin. Burime nga vendi i ngjarjes i thanë lapsi.al se një nga të pranishmit ka nxjerrë një pistoletë, por kanë ndërhyrë anëtarët e tjerë që kanë ndarë palët. Të njëjtat burime thanë 3 persona u lënduan. Nuk dihen detaje nga motivet e sherrit. Asnjë person nuk është shoqëruar nga policia.
Kryesore
Përplasje me armë dhe grushta në selinë e re të PS-së në Shkodër
Shfaq Komentet (1)
Jane grindur per BANANE BRBRAZI per shokun Ditmir se i ka qejf BANANET