Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion ka qenë e ftuar në emisionin “Thurje”, i cili prej disa vitesh drejtohet nga moderatorja e njohur Jonida Vokshi. Linda Halimi ka folur për pjesëmarrjen e saj në Festivalin Europian të muzikës, por përpara kësaj, ajo me siguri ka “tërbuar” moderatorin Vokshi, të cilën e ka ngatërruar me një tjetër. Linda ka njoftuar fansat për këtë shfaqje të saj në televizion nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ku në vend të shkruante Jonida Vokshi, përmendte Jonida Shehun, një tjetër moderatore. “Më shihni në kanalin T, ‘Digitalb’ në orën 21.00. Emisioni ‘Thurrje’ me Jonida Shehun”, shkruan Linda, e cila pak më vonë është kritikuar nga komentuesit dhe e ka ndryshuar statusin, duke rregulluar kështu edhe gabimin e saj. Nuk e dimë nëse për këtë është ankuar Jonida Vokshi, por me siguri nuk i ka ardhur mirë.
Show-Bizz
Gafa e Linda Halimit, që “çmendi” prezantuesen shqiptare
Shfaq Komentet (0)