Kryesore

Gazetarja Eni Vasili: Është e gjitha një lojë, ka pakt PS-LSI për Ilir Metën president

17:30 - 27.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Pati një deklaratë me tone të çuditshme të zotit Ruçi. Skenar i përfolur është që sot ka qenë e gjitha një lojë dhe se ka një pakt PS-LSI për ta bërë Ilir Metën president të ri të Republikës”, tha sot moderatorja e “Studio e Hapur”, Eni Vasili në “Neës 24”.

Sipas saj, Meta-president është skenari kryesor, por nuk mund të përjashtohet edhe që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

PRAPASKENAT

Që ka një çarje në koalicionin e majtë kjo është e dukshme, por se si kjo çarje do të përfundojë mbetet ende një dilemë duke qenë se të dy palët, si PS-ja si LSI-ja kanë vendosur të luajnë fort.

Pas qëndrimit të Metës i cili kërkon përfshirje të opozitës në procesin e zgjedhjes së presidentit por edhe në zgjedhjet parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi deklaroi sot se “dialogu ka mbaruar”.

ÇFARE THA RUÇI

Sekretari i përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi ka “shpërthyer” sot në një fjalim të fortë ndaj kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.

“…Ka kufi kjo punë zoti kryetar i Kuvendit. 1 milionë njerëz që na kanë votuar, po na mban peng një çadër.

Dialogu ka mbaruar, duhet të kryejmë funksionet tona kushtetuese, të zgjedhim presidentin në këtë parlament me të drejtën e plotë ligjore.

Zoti kryetar, ju i keni bërë lëshime Saliut i cili ka folur 3 herë më shumë se kryeministri.

Unë ju kujtoj se ne si Parti Socialiste, i kemi 71 vota edhe pa LSI-në. Mos na detyroni të ushtrojmë forcën e numrave. Ka patur raste keni anuar nga pala tjetër dhe mirë keni bërë. Ju kërkoj të reflektoni. Mos ta mbyllim Kuvendin me dështim vetëm për hir të çadrës.

Ose ta zgjedhim nesër ose të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.