Vetëm pak pas vendimit nga gjykata e Francës e cila rrëzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij, ka shkaktuar lëvizje të rrufeshme në Beograd.
Mediat serbe raportojnë se Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka planifikuar zhvillimin e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë sot në orën 11 të mëngjesit.
Gjykata franceze ka vendosur ta lirojë nga të gjitha akuzat që Serbia akuzonte ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Prokuroria nuk ka arritur ta faktojë që Haradinaj ka kryer krime, për shkak se dy herë Haradinaj ishte shpallur i pafajshëm në Hagë.
Franca ka refuzuar ta transferojë në Serbi, pasi një kërkesë të tillë e kishte bërë shteti serb.
Ramush Haradinaj do të kthehet në Kosovë, vetëm pritet plotësimi dokumenteve.