![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Protestat e djeshme që pasuan me një situatë dramatike në Maqedoni shpërthyen pas votimit nga shumica parlamentare e përbërë nga LSDM, BDI dhe Aleanca Shqiptare, për kryetar Kuvendi ku u zgjodh, Talat Xhaferi. Ai u evakuua mbrëmë nën masa të forta sigurie.
Talat Xhaferi u zgjodh kryeparlamentar i Maqedonisë në një seancë tejet të tensionuar, pasi partia e Gruevskit VMRO-DMPNE kundërshtoi ashpër këtë votim dhe nuk lironte karrigen e kreut të Kuvendit. Protestuesit dhe mbështetësit e Gruevskit kanë hyrë brenda Parlamentit.
Shfaq Komentet (0)