Kryesore

Lumë kërkesash për derbin e kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, shiten 5400 bileta 2 ditë para përballjes

16:16 - 27.04.24 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shitja e biletave vazhdon me ritme normale, por jo si derbi i fundit. Deri dy ditë para ndeshjes, “Panorama Sport” mëson se janë shitur rreth 5400 bileta. Për javën e 33-të të Superiores, Tirana do të përballet me Partizanin në stadiumin “Air Albania”.




Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e enjte dolën në shitje biletat. Ato mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit ‘Selman Stërmasi’ dhe “online” në “t-ticket.al”. Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”.

Çmimet e biletave variojnë nga 500 deri në 5000 lekë.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.