20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 30 prill 1997

07:00 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vendim i ashpër në tryezën e Forumit: Denoncimin tonë mund t’a çojmë dhe në Hagë

“Padi genocidi për Berishën”

Opozita  mbledh dokumente: Përgatitet dosja me akuza

Faktett e zbulura së fundi për armartosjen e PD, plani i shtypjes së revoltës në Jug, janë vepër e tij

Tiranë – Opozita përgatitet të padisë Berishën. Një dosje voluminoze dhe disa projekte janë grumbulluar tashmë dhe së shpejti partitë e forumit do të mblidhen për të vendosur përfundimisht.

Emri i Berishës dhe dosja me një sërë akuzash të rënda ndoshta do të udhëtojë drejt Gjykatës së Hagës për genocide. “Mund t’a çojmë dhe atje, pasi ato që kanë ndodhur muajt e fundit në vend janë dirigjuar nga Berisha përbëjnë krime” – ka deklaruar lideri socialist Skënder Gjinushi, pasi gjykatat shqiptare janë shumë pak të besueshme për përfaqësuesit e partive të Forumit. Por edhe pse formalisht duket se kjo padi do t’i kalojë prokurorisë shqiptare do të prezantohet edhe në Kuvendin Popullor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.