Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së djeshme në Shëngjin, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga vinçi ku po punonte në pallatin në ndërtim.
Sipas burimeve, punëtori ka qenë duke ngjitur vinçin, por është shkëputur duke rënë poshtë bashkë me të.
Pallati ku humbi jetën 28-vjeçari ishte në ndërtim, por kati i 9-të dhe i 10-të i godinës po ndërtoheshin pa leje. Ne lidhje me ngjarjen janë shpallur ne kërkim 3 persona, ndërsa vijojnë hetimet.
Gjithashtu nën hetim janë edhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes se Territorit në Bashkinë Lezhë dhe policia vendore. Sipas Inspektoriatit të punës punonjësi ishte i pasiguruar.
Shfaq Komentet (0)