![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Një 30-vjeçar, pasi është sjellë nga policia greke si i deportuar është vënë në pranga në doganën e Kakavijës. Nga sa mësohet shtetasi me inicialet E. Ç., nga Laçi ishte i shpallur në kërkim nga Italia, e për këtë arsye ai kishte tentuar të fshihej në Greqi.
Por kapja dhe më pas sjella për në Shqipëri, e ka nxjerrë zbuluar. Gjatë kontrollit në doganë është zbuluar se ai ishte i kërkuar me ‘kartelë të kuqe’ për organizatë kriminale dhe trafik droge në shtetin Italian.
“E.Ç, është shpallur në kërkim me kartelë ngjyre të “Kuqe”, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër-arresti më datë 21 korrik 2015 për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” ku dënimi maksimal është deri në 20 vjet burg”, – thanë burime zyrtare nga policia.