Tech

Prifti: Prej një viti luftoj me sëmundjen agresive, ja pse nuk kandidoj në zgjedhje  

11:30 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-ministri dhe ish-deputeti Dritan Prifti ka bërë të ditur për të gjithë ata që presin të shohin priftin si kandidat ne zgjedhjet e 18 qershorit, me anë të një postimi ne “Facebook” nuk do të jetë pjesë e garimit si kandidat. Edhe se dëshira është e madhe nuk mund të jem pjesë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Prifti ne këtë postim ka bërë të ditur gjithashtu se nuk do të jetë pjesë e votimit ne këto zgjedhje Nuk mendoj se dhe ju keni motiv të votoni. Shqipëria ka ecur mbrapa drejt varfërimit dhe mungesës së demokracisë.

 

POSTIMI I PLOTË
Përshëndetje miqtë e mi.
E di që jeni kuriozë të dini nëse unë do kandidoj në zgjedhjet e 18 qershorit. Nuk do kishte kënaqësi më të madhe për mua sesa të kisha mundësi të kandidoja dhe përfaqësoja përsëri Ju ne politike. Por nuk mundem fizikisht. Kam mbi një vit që luftoj me një sëmundje agresive dhe të vështirë gjaku. Kurimi vazhdon dhe pak muaj dhe nuk më jep mundësi të shkëputem për fushate. Kam bindjen që do ta kaloj dhe këtë siklet shpejt.

Nuk dua të mërziteni. Këto zgjedhje nga mënyra si po bëhen, pa opozitën, do dështojnë dhe do ri përsëriten shpejt. Lutuni Zotit nëse besoni që unë ta kaloj shpejt këtë sëmundje dhe të jemi bashkë në momentin më të parë.

Unë nuk do votoj në këto zgjedhje. Nuk mendoj se dhe ju keni motiv të votoni. Shqipëria ka ecur mbrapa drejt varfërimit dhe mungesës së demokracisë. Megjithatë askush nuk mendon për ju, nëse nuk mendoni për vetë. Nëse do votoni, bëjeni për interesin tuaj dhe askujt tjetër.
Ju përqafoj
Dritan Prifti


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.