Tech

Kryeministria shpërndan foton e Ramës duke festuar golin e Juventusit

22:50 - 03.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në hapësirën pas kryeministrisë, mbështetës të PS dhe të rinjtë e FRESSH janë ulur të shohin ndeshjen e Champions League bashkë me kryeministrin Edi Rama. Zyra e shtypt pranë kryeministrit ka shpërndarë foton në momentin që Edi Rama ka festuar golin e dytë, ndërsa televizionet janë ftuar të filmojnë kreun e qeverisë në një moment ndryshe si ky. Gjatë paradites, Rama pati një takim të rëndësishëm me Lulzim Bashën, të cilit i bëri me dije ofertën që PD të futet në zgjedhje. Ndërkohë të dielën pritet të zhvillohen zgjedhjet në Kavajë. Në qytet prej disa ditësh janë instaluar forcat speciale të policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.