Ish-kryeministri Berisha dha sot një intervistë për emisionin “Kjo Javë me Nisida Tufën” në “Neës 24”.
Edhë në fund të intervistës, kur pyetet për gjumin, Berisha nuk mund të mos e përmendë Edi Ramën.
NISIDA TUFA: Ju vijoni të jeni shumë energjikë. Kam dëgjuar që flini shumë pak. Sa orë në ditë flini?
SALI BERISHA: Unë zakonisht bëj 6 orë dhe 6 orë mua më mjaftojnë. Mundet pak më shumë mundet pak më pak, por unë e kam kronike këtë, gjithmonë e kam patur. Po prit, 6 orë të miat janë të paktën sa 36 orë të Edi Ramës, të siguroj për këtë, sepse unë e kam pa ëndrra gjumin. Unë nuk kam ëndrra në gjumë. Unë bëj gjumin më të qetë që mund të ketë ndonjë njëri. Dhe gjumi i qetë ka një fuqi shlodhëse të jashtëzakonshme, sado që lodhesh një gjumë i qetë e ka fuqinë kalmante, indeksin kalmant e ka të pakrahasueshëm me gjumin ankcioz që bën njeriu, që kur nuk ka me të cilin të zihet me veten e tij.