Tech

Një Bashë i plakur pas 28 viteve dhe po në çadër, ja ironia e Edi Ramës

12:44 - 07.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ndërsa Lulzim Basha vijoi me deklaratat e tij nga “Çadra e Lirisë”, duke lëshuar akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ia kthen me ironi kreut të opozitës.

Numri një i qeverisë, në rrjetin social “Facebook” ka postuar një fotomontazh, ku shihet Basha i plakur pas 28 viteve, dhe sipas Ramës akoma në një çadër. “Lulëzim Basha, 2045, pylli i Bedenit (Kavajë)”, shkruhet sipër fotos, duke mos i kursyer ironitë për kreun e opozitës.

Duket se me këtë fotomontazh Rama i bën të qartë Bashës se asgjë nuk do të ndryshojë dhe se do të “plaket” në çadër.

Ndërkaq, sot ishin parashikuar zgjedhjet për kryetar Bashkie në Kavajë, por që u anuluan. Nga ana tjetër, opozita, e cila i ka bojkotuar ato kishte parashikuar një protestë për t’i kundërshtuar ato. Mirëpo, pas tërheqjes së kandidatit të PS-së, edhe PD-ja e transferoi tubimin e radhës në Tiranë, më 13 maj.
GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.