Speciale

A do të ketë “luftë” 13 maj?/ Mediat flasin për ‘marinsa’ dhe “paramilitarë të PD”

18:00 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike do të mbajë një protestë të madhe të shtunën, më 13 maj përpara kryeministri. Vetë Basha i ashpërsoi tonet sot duke folur për shfarosje dhe asgjësim. CityNews shkruan sot se një marins amerikan i është bashkuar PD-së për organizimin e kësaj proteste.

Më poshtë, shkrimi i plotë i CityNews.

Partia Demokratike po merr masa ekstreme për protestën e ditës së shtunë me 13 maj dhe ditët e fundit kreu demokrat ka ashpërsuar gjuhën e tij ashtu siç bëri edhe përpara protestës së Kavajës.

Strategjia e Partisë Demokratike, nuk duket të jetë vetëm mesazhi që përçon Basha, ka edhe një tjetër formë organizimi për të ushtruar presion mbi qeverinë. Për më tepër një trupë speciale për ditën e protestës.

CityNews sjell eksluzivisht foto dhe fakte të plota në lidhje me përgatitjen organizative që po merr Partia Demokratike në të gjithë Shqipërinë.

Kreu demokrat Basha nuk do të çojë thjesht disa dhjetëra mijë shqiptarë në protestë, shumë prej tyre do të jenë një “trupë paramilitare” e përgatitur nga njerëzit më besnikë afër Lulzim Bashës.

Kjo “trupë paramilitare”, e cila do të jetë pjesë e korpusit Azem Hajdari, po përgatitet nga një marins amerikan, i cili sipas fotove të mëposhtme ka filluar të shkojë në qytetet e veriut të Shqipërisë ku takon 15 po 20 besnikë të Partisë Demokratike, i shoqëruar nga Agest Kopellaj, asistent i Bashës, anëtar i këshillit kombëtar të PD. Agjenda e marinsit me emrin “Brawn” vazhdon edhe në qytetet e tjera, i shoqëruar nga Kopellaj, i cili luan rolin e përkthyesit dhe jep detaje në lidhje me organizimin për të përzgjedhurit që janë pjesë e takimeve.

Grupi i njerëzve të besuar do të jetë i ndarë nga pjesa tjetër e turmës, këta njerëz të cilët kontaktohen nga amerikani me emrin “Brawn” i cili prezantohet si një ushtarak dhe marins i trupave amerikane në Lindjen e Mesme, do të vishet me uniforma të cilat ndodhen në selinë e Partisë Demokratike.

Amerikani “Brawn” nuk pranon të fotografohet, nuk jep sqarime se kush është realisht, por i shoqëruar nga asistenti Kopellaj, deklaron se ka qenë marins në Irak dhe Partia Demokratike e ka kontaktuar që ai të ndihmojë për protestën e 13 majit.

Sipas burimeve të CityNews PD ka bërë gati uniformat për trupën e përzgjedhur prej tij, e cila do të bëjë paradë thuajse ushtarake ditën e protestës, kjo është ajo që dihet dhe që thuhet për më tej gjithçka është tepër sekrete. Ne kemi mësuar se personat që do të vishen me këto uniforma në paradë janë njerëzit më të besuar pranë Bashës në Partinë Demokratike.

Korpusi Azem Hajdari u shfaq për herë të parë në protestën e demokratëve të dy viteve të shkuara, ai u quajt nga mediat në atë kohë si një “grup paramilitarësh”. Ky grupim tani do të ketë brenda tij besnikë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë dhe do të drejtohet nga një marins amerikan, siç pretendon ai të ketë qenë në Irak. Cila është arsyeja dhe për çfarë do të shërbejë kjo trupë “paramilitare”, ende nuk dihet. Partia Demokratike po vepron, jo thjesht dhe vetëm duke tentuar të tensionojë situatën mes fjalimeve  të Bashës, por mesa duket masat kanë zbritur deri në bazë.

CityNews mësoi se njerëzit besnikë do të paraqiten 2 orë para protestës, ku do të vishen me uniformat që ndodhen në seli, aty do orientohen për çdo lëvizje dhe qëndrim të tyre. Amerikani “Brawn” është personi që do të organizojë operacionin e këtij grupi besnikësh që kthehen në “trupë paramilitare”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.