MILOSAO

Miza udhëton me avion!

08:06 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 





“ edhe miza mizës i bën diçka në ëmër të dashurisë!”
                        unë

Nga Bajram Sefaj

Nisemi!
Veçse avioni, jo miza, t’i shkund, e tund, krahët dhe bën të zakonshmet operacione para  nisjes se fluturimit… avioni, po.
Miza, tashmë,  është në avion, ajo!
Bën disa kërcime të hareshme. Sa në kraharor të një udhëtari, sa mbi gjokset e fryra të një udhëtareje. Një bukurosheje që veçse ishte liruar nga veshjet e trasha, nga se, përjashta bënte kohë e ftohte.
Fillim dimri ishte.
Edhe ajo, si të gjithë udhëtarët e tjerë, mezi priste që avioni të ngrihej në këmbët e para, si bishë të ishte. Të shkëputej nga pista. Të merr havanë. Të ngjitet mbi fusha e mbi kodra. Mbi male e bjeshkë…
Nuk dihet se, në atë çast ngutjeje e nxitimi të furishëm, nga i erdhi në vesh vargu i melodisë se popullarizuar popullore “… hajde vashë e, mos prito, kalo fushë e kalo kodër, hajde vashë  o, nuse në Shkodër!”.
Miza nuk shkonte  nuse në Shkodër!
Miza, shkon diku më larg. Punë e saj. Udhëton drejtë një qyteti tjetër, të një shteti tjetër, akoma me larg, shkon.
Me gjasë, bukuroshes që zën vend fill pranë meje, i ngutej më shumë se çdo kujt tjetër. I nxitohej që, sa më parë, të mbërrij në cak.
Atje larg…
*
Kishin  kaluar kallaballëk ditë, mbase kishte kaluar nje shekull, një shekull e tehu, kishte kaluar,  nga çasti kur gjinjtë e saj të harlisur, të mëdhenj e të shëndetshëm ,  nuk  ishin gergatë e tollovitë…, kish kaluar kohë shumë  e gjatë qëkur, midis gjunjëve të majmë,  që s’i ishte përbiruar trup mashkulli, të ri e muskuloz. Gjunjë të rrumbullakët e plot ndjesi epshore tërheqës mëkati, që të gjendesh midis tyre, me bast që, aty mud të nderrosh jetë,  pa zhig e merak, që nuk do të jetosh më!
*
Por, jo se jo!
Fjala nuk është për këtë udhëtare, sado që ishte e re dhe e bukur, sado që seksin femëror sikur  e  kishte të vizatuar në ballë, sado që zjarri i seksit i dilte sipëri  veshjeve,  sado që…fjala nuk shtë për të, as mbi ndonjë pasagjer tjetër,  fjala nuk ishte as për asnjë udhëtar a udhëtare tjetër.

Fjala është për mizën. Mizën që sot, ditë shtunë, gjashtëmbëdfjetë nëntor dymijë e gjashtëmbëdhjetë, udhëton me avion.
Në një relacion ndërkombëtar.
*
Me çdo mjet komunikacioni, dedikuar udhëtimit dedikuar njerëzve, mund të udhëtojnë edhe kafshët, shpezët dhe insektet, madje. Mbarë bota e Faunës! Por edhe e Florës! Kujto plotë kraharorin kurora lulesh të divave, kur ngadhënjyse,  kthehën nga Cannes , nga nonjë festval tjetër i filmit apo festival i muzikës, kur ndodhin përditë e kudo në botë. Ose pamje kurorzimesh spektakolare çiftësh të popullarizuara,  gjihandej…
*
Asgjë kontestuese  deri në këtë pikë. Në këtë pikënisje!
Keni bashkudhëtuar, besoj se edhe ju u ka rënë rasti, me çfarëdo lloj mjeti komunikacioni, me kafshë, shpezë e insekte, të udhëtoni në rrugë të shkurta apo të gjata, qofshin ato edhe ndërkombëtare. Bile në Francë, bie fjala, konkretisht në Paris, në lumin e tij të famshëm Saine, qe i këndoi i famshmi poet, Guillaume Apollinaire, /Nën Urën Mirabeau Saina rrjedh, Në dashurinë tonë, Kujtimet e mia i derdh, Mbas vuajtjes gëzimin e mbledh Le t’vi nata çastet jehojnë  Unë po mbes ditët kalojnë (…) Përktheu, M. Raifi –  (1962/.
prej kohësh lundrojnë anijet Bateau-mouche, anije mizash, u thonë dhe se paraqesin atraksion turistik  të veçantë, për ketë qytet të veçantë turistik.
*
Qe, zonja Mizë, udhëton me avion,  këtë, por, nuk e kemi ditur deri atë ditë të shtunë, gjashtëmbëdhjetë nëntor të vtit tä kaluar, por, s’ka problem, e kemi ditur apo s’e kemi ditur se edhe miza mund, a s’mund, të udhëtojë  me avion? Si duket kjo kjo çështje  mbetet  hapur,  për debat tjetër të hapur publik. Qoftë edhe në përmasa botërore, ndërkombëtare, ndërplanetare… Por kjo, prapë, nuk është temë trajtimi e këtij rrëfimi. Tema, subjekti i tij i njëmendet, është Lakmia.
Ah, lakmia!
*
Shih ti, pa shih!
Prej nga u ngjiz e shpif, tash Lakmia?!
Për çfarë lakmie është fjala, aman dhe, a mundet njeriu, a ka mundësi fare, qoftë  edhe teorike, hipotetike,  se më poetike hiç se hiç, kur të shkrep mendjes ajo e moçmja thënie jona: mos e ndiq mizën, trazhektoren e saj,  nga se ajo të çon në m…!
Hej!
Por, ja se lakmia mbetët lakmi e, biti llakërdia!
Dhe u sos, muhabeti!
Jo, muhabeti, quaje debat, tek sa nisi. Sa u hap. Krejt çfarë u tha deri me këtu, deri me këte dekik, edhe mund të suprimohet, mund të shlyhet fare, pos lakmisë që ia pata mizës bashkudhëtare. Kjo nuk mund të hiqet kurrsesi dhe në asnjë mënyrë.
Tema e lakmisë është subjekti, është projekti i brishtë arkitektonik  i këtij rrëfimi!
*
Pse ia kisha lakmi, mizës bashkudhtare!
Për shumë  çka! Pa fije hezitimi mund të dredh përgjigje!
*
Miza, ta thotë vëllai ty, nuk e kishte dert fare çështjen e rezervimit të biletës. Fare s’e kishte vrarë mendjen as nuk  kishte  mrrë kasavet, në ishte biletë  kthyesë, vajtje-ardhje, apo veç vajtje, apo veç ardhje. S’ia kishte ndie palla  për datën e caktuar të vajtjes, as për datën e caktuar të kthimit. Nuk ia kishte kasavetin as vesvesën, si unë, që me kishte lënë pa gjumë, si edhe shumë herë përpara, droja e vonësës. Miza  s’e kishte këtë dert.
As orë me zile nuk kishte kurdisur.
Hiçmu saj!
Kush  ia ka besën asaj bespremje. Sakaq mund t’i prishet zëmeleku a t’i pëson lëndim ndojë organ (pjesë) tjetër. Të mos funksinojë e të lë në lloç!
Miza nuk e kish dertin a do e zë autobusin  për në aeroport. A do të gjendej  aytpari ndonjë taksi,  pos  atij të prenotuarit, qysh dje pas dite. Nuk e kish gajle fare, mos taksisti i porositur, të jetë mbeshtjell me shtresa të trasha gjumit të rëndë, pas nates se mbrendshme, plot pije  alkoolike, në ndonjë mejhanën priferike të qytett, me kolegë e miq, apo ndërkohë, mozallah, ta kishtë mbërthyer ndonjë flamë a grip me koll, me tempertyrë e kokë të rëndë dheu!
*
Ec e mos ia ke lakmi mizës, bashkudhëtares  time, kur fare nuk e kishte pasur hallin  e harresës: të psaportit, të biletës së udhëtimit, të  portmonesë (portofolit), çelësave të apartamentit, të shtëpisë, të makinës… Në mos i kish harruer xhyzllykët sezonal të diellit…
Miza nuk  kish marrë merak, t’i bie një brisk fytyrës,  të mrrë një  dush  ujëvakët, nuk  ia kishte hallin fare  a i kishte pantallonat e hekurosur, këmishë të larë e të hekurosur, a i kishte këpucët e lustruara…
Pesë  aspra (groshë, pesë para) nuk i jepte për autoritet doganore, as të tjerëve, pvarësisht, vrazhdësisë se tyre, deri në arrogancë, sidomos kohëve të fundit. Të epokës së drogës, narkotikëve dhe derivateve të saj, kur, në emër të hulumtimit dhe të ndalimit të trafikimit të tyre, gëzojnë të drejtën që, në sy të botës, udhëtarin ta sdeshin cullak, pa përjashtim femër-mashkull dhe, t’ia fusin gishtat në b… e gjiandej, për t’ia gjetur miligramin e drogës së fortë apo t’i bien në gjurmë ndonjë guri të çmuar a vlere tjetër, sërme a dukati…
Miza ime, baskudhëtarja ime, fare nuk ua futë  atyre që i këqyrin e kontrollojnë biletat e udhëtimit, që i hallakasin e i kontllojnë valigjet e çantat tjera, të mëdha  e të vogla, të bagazhit, kur udhëtarëv ua heqin rripin e patallonave, orën e dorës, këpucët e të mbathurat tjera, fëmrave sidomos…
*
Miza, kjo udhëtare e lumtur dhe e pa brenga kurrëfare, nuk d ua varte fare stjuardëve dhe kolegeve të tyre, stjuardesave të bukura që, vyeshëm merreshin me hallin e udhëtarëve, të vendoseshin aty  ku e kanë vendin, afër dritarës, në mes, anash…
Miza ime, bashkudhëtrja ime, vend të lirë kishte gjithkund. Pasi t’ia qinte nervat edhe ndonjë udhëtari  tjetër, siç bëri pak çaste më prarë, me baskudhtren  e bukur, duke iu ndalur në gushë, më gjoksin e bardhë, maje thimeve të cicave të gufuara, mbi vetull, në ballë të hequr e të dëlirë, do t’ia merr fluturimit krahlehtë do të ndalët tjetëkund, ku të dojë e të gjejë viktimën tjetër të radhës,  t’ia shkërdhje nervat më zi se të parës…
Nuk do t’i vë në  rabush, mikja ime, as udhëzimet që jepën, me gjeste e mimikë, as me vizatme e mjete të tjera ndihmëse, çfarë duhet bërë dhe çka duhet ndërmarrë, në rast rreziku nga ndonjë fatkeqsi tjetër evntuale katastrofale,  asosh  që, mjerisht, ngjajnë pothuajse përçdo ditë të lume, në udhët e shpeshta të havasë. Kur atyre u shtohen  edhe aktet terroriste, kur pilotët bashkë me kopilotë dhe asistentë tjerë t, i shohim me tyta mbi vetull…
*
Këto dhe imazhe të tjera tmerruese kësodore, na i servojnë, gati çdo ditë,  për çdo mbremje, pra sabah e aksham, lajmet televivizive të agjesive të lajmeve nga mbarë bota, me urdhëra të rrebta e katilë që të aterohet atypërtaty,  pavarësisht se ku gjindë në çfarë lartësije (e shpejtësie!)  qoftë edhe mbi shrepat e majve të larta të Himalajve,  fjala vjen…
*
Ia kisha lakmi, por edhe më shumë se kaq, ia kisha zili, mizës baskudhëtare, kur pesë para (të shpueme!) nuk i jepte për këtë punë dhe as që vrante mendjen për këto sende: për kurdisje bombe me sahat, apo sasie tjetër, edhe të rrezikshme, eksplozivi në ndonjë nga skutat  në bordin e avionit!
*
Miza nuk njihte, as nuk dallonte, alarmin e rrejshëm prej atij të vërtetë. Nuk e kishte idenë për  kamikazet, kush janë ata as nga vijnë ata.  Ku indoktrinohen, ku e kur radikalizohën, ku stërvitë e përgatitën akte terroristike në masë, kur helmohen dhe ngjizin helmin e vetëflijimit deri në vetëasgjasim… Kur rreth brezit ngjeshin shokat me sasi të madhe ekspozivi, të mjaftueshme që, alaminut  të bëjnë hi e pluhur masë të madhe njerëish, sa zë publik një sallë koncertale e njohur, sa njërëz zë një stadium i madh futbolli, sa udhëtarë zë një tren i madh dhe i shpejtë, sa ai  i vijave dhe relavioneve ndërkombëtare…
*
Miza (ime) baskudhtare pesë para në def nuk i jepte për prognozën e kohës, pë mtéon. Punë madhe se, a do të këtë të reshura:  shi,  borë a mjegull…, do të këtë vrënsira apo qielli do të jetë i  pster e të kthjellët dhe i katërt… A do ta godasë rrufeja avionin e t’ia ndrreoi krejt drejtimin. A do t’a gelltis atë trekëndëshi misterioz  i  Bermudeve… Punë madhe për turbuleca e luhatje të tjera!
A çka do të bëhet?!
*
Qameti u bëftë, miza udhëtare, është serbez!
Është e sigurtë se asgjë nuk do t’i ndodhë. Ajo fare nuk e merr mërazin se kah i bien  nvojtorët,  në  krye a në bisht të avionit, ashtu sikurse nuk i bëhët dert fare, kur hapën dhe kur mbyllën (dalin jashtë perdorimit) ato!
*
Miza, lirëshëm fare dhe pa fije sikleti, në çdo kohë e në çdo vakt, e pa u trazuar fare vetë, as pa bezdisë askend nga bashëudhhtarët, mund t’ia krisë ndnjë pordhe a të ekzekutojë ndonjë fenë të hollë, të pabujshme  e memce e të vzhdojë tutje…  Ajo nuk e ka atë drojën, sado që i heshtur eshtë,  kur  gërryese dhe shqetësuse është  ai, çastit  kur fillon atërimi dhe terezitja e aeroplanit shtatgjatë, në pistën gjafëgjatë, të lëshimit! Fare  qetë dhe e pa trazuar hiç, pret fishkëllimen e rrotëve të avionit dhe xixat e ferkimit të tyre sipër asfaltit të pistës, si lotë mallëngjimi t’ishin, apo shënja flakëruese e të dukshme, mirëseardheje…
*
Miza bashkudhtare, nuk do t’i duartrokas pilotit për aterim të suksesshëm, shpërblim ky i moçëm që, kudo në botë, sot e gjithëditën, tradicionalisht praktikohet e ngjanë  në fund të çdo fluturimi,  me avion, si akt final ekzekutimi të ndnjë vpre të mdhe operistike t’ishte…
*
Miza, kjo udhëtare fatlume nuk e ka dert fare se a do të zbres në këtë apo në një aeroport tjetër.
Të gjitha aeroportet janë të saj!
Qielli  i paanë, është i saj!
Të gjithë qiejt, gjthësia.. .
*
Nuk e ka hiç hallin e daljës, e para apo  e fundit, nga avionit. Mund të dal  kur të dojë…
*
Atë s’e pret asnjë pengesë, në asnjë shteg. Nuk merr shqetësimin e kallëximit të pasaportit, të shkëljes mbi të, shtypjes së vulës hyrëse, as dalëse!
Ajo nuk e ka hllin se kush e pret as kush së pret në aeroport. Atë nuk e pret askush, ose e presin të gjithë. Nuk merr merak a ka bombonë e dhurata të tjera për të gjithë.., astu sikur nuk e ka halli, ku do ta bej(më)natën sonte, si në këngë.
Nuk merr merzi as kur është flutrimi vijues,  fluturim i ri…
*
E lumja  Ajo, e lumja…!
(diku, përgjatë një udhëtimi havasë, prill – 2017)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.