Intervista

Xhafaj fundos Saimir Tahirin: Shkarkimet në polici për kanabisin, Lazarati u përhap në gjithë vendin!

22:22 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në intervistën për Top Story, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj rrëfeu se ishin ambasadorët e huaj që i kërkuan të merrte postin e ministrit për dy arsye, e para ishte roli i policisë në zgjedhje dhe e dyta situata me drogën. Pa e përmendur në asnjë rast Saimir Tahirin, Fatmir Xhafaj la të kuptohet se zëvëndësimi që ndodhi në qeveri ka qenë e kërkuar nga ambasadorëvt.

“Nëse nuk do të kishin qenë ambasadorët e huaj, atëherë nuk e di vendimin që do të kisha marrë” tha Xhafaj në Top Story.

Xhafaj tha se kanabisi ishte arsyeja e lëvizjeve të shumta në policinë e shtetit. Duke marrë shembullin e tonelatave me drogë që u kapën në Përmet, Fatmir Xhafaj pranoi se një sasi e tillë nuk mund të kultivohet në një zonë të vogël pa pasur dijeni policia.

“Ka pasur segmente dhe individë të veçantë të policisë që ose janë paguar me heshtjen e tyre ose kanë qenë pjesë e presionit nga grupet kriminale. Disa nga drejtuesit e policisë vendore minimalisht kanë heshtur për këtë gjë (kanabisin)” u shpreh Fatmir Xhafaj, i cili analizoi edhe atë që ndodhi pas Lazaratit në vendin tonë.

Sipas Xhafës fillimisht situata e kultivimit të kanabisit ishte e qendërzuar vetëm në Lazarat, por më pas u përhap në të gjithë Shqipërinë. Ministri i Brendshëm përmendi zonën e Dukagjinit, të Lezhës, Vlorës, Gjirokastrës, Tepelenës, Skraparit dhe Përmetit si zonat ku kanabisi u mboll masivisht.

Deklaratat e Fatmir Xhafës bien ndesh me propagandën e Saimir Tahirit ndër vite. Zinxhirin drejtues të policisë, që sot Xhafaj e quan përgjegjëse për drogën, Tahiri e quante “policia që duam”. Ish ministri i Brendshëm e konsideronte sukses rezultatin e luftës me kanabisin, ndërsa sot për herë të parë, një ministër i qeverisë flet për shpërndarjen e fenomenit nga Lazarati në të gjithë Shqipërinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.