BOTA

“Kur dikush tërheq litarin, duhet të jetë gati e të thyhet”, Mitsotakis paralajmëron Maqedoninë e Veriut: Nëse del nga kursi i rënë dakord, rruga drejt Evropës do jetë e mbyllur…

08:11 - 25.05.24 P. Gj.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i ka dërguar një mesazh lidershipit politik dhe shtetëror të Maqedonisë së Veriut, teksa e paralajmëron për bllokim të rrugës drejt integrimit Evropian.




Mitsotakis shprehet se nëse Maqedonia e Veriut del nga kursi i rënë dakord, integrimi i kësaj të fundit në BE do të jetë i pamundur, duke e cilësuar si një rrugë që kalon përmes Greqisë.

“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati dhe të thyhet”, ka deklaruar kryeministri grek. “Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, ​​rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

Lidhur me marrëdhëniet me Turqinë, Mitsotakis bëri gjithashtu të qartë se “nuk diskutohet për një zgjidhje paketë”.

Ai theksoi se Greqia nuk i harron mosmarrëveshjet e saj me Turqinë, duke shtuar se megjithatë, “kjo nuk do të thotë se duhet të jetojmë me gishtin në këmbëzë gjatë gjithë kohës”.

 “Dhe për shkak se disa njerëz në Greqi dhe Turqi ushqehen me krizën greko-turke, pyesni kritikët tanë për rezultatet e politikës sonë, të cilët shohin uljen e flukseve të imigracionit. Ose banorët tanë të ishullit që kanë parë rritjen e ekonomive lokale nga vizitorët turq. Shih edhe pozicionin e Greqisë në kontekstin ndërkombëtar. Konfrontim apo tentativë për të bashkëjetuar me fqinjin tonë kur pak më poshtë Lindja e Mesme është në flakë dhe në zemër të Evropës lufta është ndezur?” shtoi Mitsotakis.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.