Lidhur me protestën e opozitës ka reaguar edhe vëllai i Sokol Olldashit. Ardian Olldashi ka sulmuar Lulzim Bashën, duke thënë se po vepron në mënyrë arbitrare dhe po tregon mungesë respekti. Sipas Olldashit, Basha nuk i ka pyetur demokratët dhe nëse fshihen frikëra personale, nuk është aspak burrërore.
Statusi i plotë
Nga pikepamja ime personale le te bejne cte duan. Nga ana tjeter duket sikur koncepti demokratik (Demokracia (gr. demo – popull, kraci – rend) është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. ) eshte zevendesuar nga aksioni autokratik (Autokracia[1] është një sistem politik në të cilin një individ i vetëm e ka në dorë pushtetin, një personel i kualifikuar dhe me fuqi absolute. )
Nuk po gjykoj nese eshte me mire cadra apo shiu, por fakti qe dikush jo vetem qe nuk ju pyet cfare doni, por ne menyre arbitrare vendos per ju. Si e quani kete? Une e shoh si mungese respekti dhe konsiderate nese behet ne emer te se mires per PD. Dhe aspak burrerore nese fshihen frikera personale. Lufta fundja per burrat eshte. Pregatitu dhe perballu per ata qe te besuan voten per ta sfiduar rrebeshin e jo per tu mbuluar me cader”