Kryesore

VIDEO/ Burri ‘killer’ që vrau gruan del në gjyq me shapka shtëpie, shokon me deklaratën e tij

11:43 - 10.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Beqir Xhilaj, i cili akuzohet se vrau me armë gruan e tij është lënë sot në burg. I qetë dhe i ftohtë, me pranga në duar dhe i shoqëruar nga punonjës policie, i moshuari, i cili mbante veshur në këmbë shapka shtëpie, është ulur në karrige brenda kafazit të hekurt, në pritje të vendimit.

Xhilaj ka pretenduar se nuk është ai autori i vrasjes së bashkëshortes, por se viktima ka vrarë veten, duke i qëndruar kështu edhe deklarimit te tij te pare, kur policia gjeti trupin e pajete ne banese.

Ditën e sotme 74-vjeçari është transferuar nga komisariati Shkodrës, drejt Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë. Ai do të gjykohet për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë opinionin publik ndodhi gjatë mbrëmjes së të premtes në fshatin Guci e Re në Shkodër. Pas një sherri për motive të dobëta, Beqir Xhilaj akuzohet se vrau me armën e gjahut gruan e tij, Lumturie Xhilaj, 47 vjeçe. Si fillim 74-vjeçari nuk e pranoi krimin, duke mohuar të ishte ai autori, ndërsa theksoi se gruaja e tij kishte vrarë veten. Burime pranë policisë bënë me dije për “BalkanWeb” se Xhilaj ka qenë në gjendje tejet të rënduar psikologjike kur është marrë në pyetje dhe nuk ka qenë aspak i qartë në përgjigjet e tij.

Xhilaj u tregua kontradiktor për rrethanat e ngjarjes të ndodhur në Guci të Re duke këmbëngulur se bashkëshortja e tij, Lumturie Xhilaj ka vrarë veten. Kur oficerët e pyeten se si u vetëvra pasi mbi 47-vjecaren u qëlluan 4 plumba nga një çifte teke, 74-vjeçari i është përgjigjur i nervozuar policit “meqë ti e di atëherë shko gjeje se kush e ka vrarë. Unë nuk e kam qëlluar”, raporton “BalkanWeb”. Përgjigjet e tij kanë qenë pa logjikë dha ke ndryshuar disa herë rrethanat e ngjarjes, por policia konfirmoi se 74-vjeçari qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij duke rrezuar mundësinë e vetëvrasjes.

Beqir Xhilaj ka qenë 5 herë i martuar dhe ka tetë fëmijë, 3 me gruan e tretë dhe 5 me të katërtën. 74-vjeçari është akuzuar për vrasjen e gruas së katërt, për të cilën bëri vetëm 6 muaj burg, pasi ekspertiza dhe gjykata e cilësuan si vetëvrasje. Në lidhje me këtë ngjarje ndaj tij u bënë dy tentativa vrasje, ku herën e dytë u qëllua në njërin krah dhe e humbi atë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.