Speciale

Flet Astrit Patozi: Pse vendosa ta bojkotoj takimin e sotëm me zyrtarin amerikan!

15:45 - 15.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka vendosur sot të bojkotojë sot takimin me zv/ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.

“Vlerësoj përpjekjen e zotit Yee, por për arsye personale nuk do të marr pjesë në takim”, thotë deputeti i PD-së, Astrit Patozi.

SHPJEGIMI I PLOTE

E kam shprehur në mënyrën e duhur falenderimin dhe vlerësimin tim, jo vetëm ndaj ftesës për t’u takuar me zotin Yee, por mbi të gjitha ndaj përpjekjes së tij dhe të administratës amerikane për t’i dhënë një zgjidhje in extremis krizës se pakuptimtë politike në Tiranë.

Për një arsye të fortë personale nuk do të jem i pranishëm në takim, por vijoj të inkurajoj çdo faktor politik ndërkombëtar dhe vendas, që mund t’i shërbejë ende kauzës së zgjedhjeve normale në Shqipëri. Se nuk ma nxë goja ta them atë termin “të lira e të ndershme”, që më duket si versioni surrealist i ëndrrës shqiptare për demokraci perëndimore, kaq i largët me katandisjen tonë sot.

Ndonëse nuk i përkas racës së optimistëve futuristë, të cilët besojnë çdo përrallë që u shfaqet përpara, ende kam një shpresë të vakët se mund të gjendet prapëseprapë një shteg për të evituar dështimin e zgjedhjeve.

Sepse i qëndroj fort bindjes sime se mospjesmarrja e Partisë Demokratike në to është skenari më i keq i kësaj krize të pashembullt dhe të paprecedent.

TAKIMET ME ZYRTARIN AMERIKAN

Zyrtari amerikan do të takohet pasdite me Jozefina Topallin dhe Majlinda Bregun, dy nga zërat kundër mënyrës së bërjes opozitë nga lidershipi i PD. Në takimin me Patozin ishte planifikuar edhe Eduard Selami, por ai nuk do të shkojë pasi ndodhet jashtë Shqipërisë.

Në axhendën e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee, janë parashikuar takimet me 4 deputetë të Partisë Demokratike, që kanë pasur rezerva mbi vendimin e opozitës, për të mos u bërë pjesë e zgjedhjeve të 18 Qershorit.
“Majlinda Bregu, Eduard Selami, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi janë 4 deputetët e kontaktuar nga ambasada për një takim me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit, një njohës shumë i mirë i politikës ballkanike” raporton Top Channel, që zbulon dhe mungesat e 2 prej të ftuarve.

Selami ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ish-nënkryetari demokrat Patozi nuk ka mohuar zërat për mospjesëmarrjen në takimin me zyrtarin e Departamentit të Shtetit.

Por veç dy mungesave, bien në sy diferencat mes Jozefina Topallit dhe Majlinda Bregut, që kanë detyruar ambasadën t’i ndajë takimet e Hoyt Brian Yee. Ka qenë këmbëngulja e Jozefina Topallit për të mos u ulur në të njëjtën tryezë me Majlinda Bregun, që detyroi ambasadën të ndryshojë formatin e takimit.

“Dy deputetët demokratë nuk do të jenë së bashku, siç ishte parashikuar në fillim, por në takime veç e veç me zyrtarin e Departamentit të Shtetit, një tregues ky se Topalli dhe Bregu nuk kanë të njëjtën axhendë politike, edhe pse të dyja kundërshtojnë vendimin për mospjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje” raporton Top Channel.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.