AKTUALITET

Humbi jetën nga operacioni në gju, vëllai i Blerta Pepës: Më iku drita e syve, pse o zot?

18:00 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vëllezërit e 16-vjeçares Blerta Pepës, e cila u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, kanë reaguar në rrjetet sociale. Pikëllimi është i madh për humbjen e motrës së tyre, ose siç e quajnë ata “dritën e syve”. “Me iku drita syveee te mii me ikuu motraaaa imee psee zoot”, – ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, vëllai i Blertës.

Ndërkohë që daja i Blerta Pepës, në një postim të tijin në rrjetin social “Facebook” dha detaje për ngjarjen. Ai u shpreh se mbesa e tij vdiq pas një ndërhyrje në gju për meniskun dhe ligamentin.

Shumë prej nesh Blerta Pepën e kemi ndjekur në netët e “Gjeniut të Vogël”, në vitin 2014. Asokohe ajo ishte vetëm 12 vjeç dhe me zërin e saj i dhuroi jo pak emocione publikut. Por ëndrrat e saj mbeten në mes…

Ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një paciente e mitur ka humbur jetën gjatë operacionit, në një spital privat.

I tronditur nga tragjedia, mjeku anestezist i këtij spitali ka tentuar ti japë fund jetës së tij, por është shpëtuar nga kolegët.

Sipas policisë një ditë më parë rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur 15-vjeçarja me inicialet B. P.

Mjeku anestezist me inicialet T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.

Ai ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore duke u mbajtur nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e shtetases B. P.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.