Kronikë

Sherr mes të rinjsh në Elbasan/ Dhunuan 16-vjeçarin, procedohen tre persona

17:35 - 28.04.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tre të rinj, të moshave 19-21 vjeç, kanë dhunuar duke goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar në Elbasan, jashtë ambienteve të një lokali.




“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit e moshave 19 deri 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar’, njofton policia.

Sipas bluve, bëhet fjale për shtatsit me iniciale K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç. Po ashtu, policia nisi procedimi penal për shtetasin me inciale H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit dhe për shtetasin me iniciale A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, shtetasit e mitur kanë konsumuar alkool

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit.

Në vijim të veprimeve hetimore janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.