Kryesore

Tentoi vetëvrasjen me overdozë ilaçesh, kush është mjeku që i injektoi anastezinë 16-vjeçares Pepa

16:33 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Mjeku anestezist, Tefik Zhurda 53-vjeç, i cili asistoi në operacionin e 16-vjeçares, Blerta Pepa, ku humbi jetën jetën, menjëherë pas kësaj ngjarje ka tentuar vetëvrasjen me overdozë medikamentesh. Burime të GSH.al kanë bërë të ditur se ai atë ditë ka kryer një sërë operacionesh.

Mësohet se mjeku me mbi 25 vjet karrierë në spitalin e Traumës ndodhet në gjendje të rëndë, ku në kushtet e depresionit tentoi vetëvrasjen.

Mësohet se e reja vuante nga Astma Bronchale dhe kurohej për këtë gjë. Mirëpo, 3 vitet e fundit nuk kishte kuruar. Në lidhje me këtë, burime për GSH.al kanë bërë të ditur se i është komunikuar mjekut, i cili i ka bërë anestezi gjenerale. Gjithsesi, do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 16-vjeçares Blerta Pepa.

Mësohet se Blerta Pepa ka pësuar një incident gjatë orës së fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte.

Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë. Por kur pritën që 16-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë.

Fill pas ngjarjes mjeku 53-vjeçar, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë për jetën.

Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

Blerta Pepa është një emër i njohur për të gjithë, pasi ajo ka qenë pjesëmarrëse në Gjeniun e Vogël 6. Ndërkohë që burime kanë bërë të ditur për GSH.al se mjeku kirurg, i cili ishte i huaj është shoqëruar, ndërsa anestezisti ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin.

Do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 16-vjeçares.

 

Për të lexuar ç’deklaruan mjekët në polici, lexoni KETU.

 

Për të mësuar kush ishte 16-vjeçarja Blerta Pepa, lexoni KETU.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.