Një nga biznesmenët më të njohur në Elbasan është vënë në prangat e policisë së këtij qyteti, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Nga sa mësohet, fjala është për Edmond Stafën, pronar i hotel bar restorant Skampinit, një nga hotelet më të njohur në Elbasan, i cili ndodhet në zonën e Kalasë.
(Vëllai i Edmond Stafës, Bukurosh Stafa)
51-vjeçari, Edmond Stafa është vëllai i ish-deputetit socialist në Elbasan, Bukurosh Stafës, (aktualisht kreu i këshillit të qarkut) i cili njihet për influencën e tij në këtë qytet, ndërsa mësohet se ai është arrestuar në ambientet e lokalit të tij.
Ndërkohë mësohet se biznesmeni Edmond Stafa është i dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali. Dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi.
RAMA NE ELBASAN
Vetëm dy ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë në qytetin e Elbasanit, në lokalin në pronësi te Edmond Stafës 51- vjeçarit të arrestuar mbrëmjen e djeshme, në ambientet e lokalit të tij.
Vendi ka qenë i përzgjedhur nga PS e Elbasanit. Për këto zgjedhje, Taulant Balla është drejtues politik i PS në Elbasan. Nuk dihet nëse Balla ka qenë i ndërgjegjshëm se ku e çonte kryeministrin, por në të ardhmen duhet të tregohet më i kujdesshëm.
Po shyqyr o. ky tipi ka 25 vjet kshu