![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Prej më shumë se një ore vijon mbledhja e kryeministrit Rama me deputetët dhe kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 qershorit. Burime për “News 24” kanë mundur të mësojnë edhe detajet e para nga porositë që Rama ka patur për skuadrën e tij.
Ashtu si ishte bërë e ditur edhe përpara nisjes së këtij takimi, Rama ka shprehur objektivin e tij për 71 mandate. Përgjatë mbledhjes, kreu i qeverisë i ka shpjeguar deputetëve dhe kandidatëve marrëveshjen me Partinë Demokratike, duke thënë se për PS nuk ka asnjë problem zëvendësimi i ministrave, pasi do të zgjas veç një muaj.
Më tej Edi Rama ka dhënë edhe porositë e tij për fushatë, duke i bërë thirrje që të bëjnë fushatë derë më derë, “mos lini njeri pa takuar”, mësohet të ketë thënë Rama. Duke folur edhe për koalicionet dhe aleatin qeverisës, bëhet me dije se kryetari i PS ka thënë se LSI-në e kanë lutur për koalicion që në tetor, por nuk ka pranuar.