Kryesore

PD-ja nxjerr emrat, ja zyrtarët në 12 qarqe që do identifikojnë kandidatët për deputetë

10:25 - 21.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatët për deputete. Siç bën të ditur selia blu afro 1700 individë janë propozuar nga me shume se 23 mijë qytetarë në aplikacionin on line, në faqen zyrtare të PD-së dhe afro 1500 propozime kanë ardhur nga baza demokrate gjate një procesi qe zgjati 3 muaj dhe përfundoi pak para protestës së opozitës më 18 shkurt.

Kryetari i Partisë Demokratike ka ngritur një grup pune i cili prej dje ka nisur punën në terren në kontakte me strukturat e PD dhe me faktorët e komunitetit për të siguruar të dhëna sa më objektive rreth kandidatëve potenciale të PD-së. Ky proces synon në evidentimin e kandidatëve me përfaqësues në baze te integritetit, aftësive dhe reputacionit te tyre ne komunitet.

Burimet nga PD-ja kanë bërë të ditur se anëtarët e grupit të punës janë përcaktuar jashtë konfliktit të interesit, dhe se në rast kandidimi, asnjëri prej tyre nuk do të garojë në qarkun ku janë angazhuar këto ditë në këtë proces.

Përberja dhe ndarja e grupit te punes eshte si vijon:

Shkodër- Edi Paloka

Lezhë- Arben Ristani

Kukës- Dhurata Çupi

Dibër- Ervin Salianji

Durrës- Florjon Mima

Elbasan- Albana Vokshi

Fier- Flamur Noka

Berat- Tritan Shehu

Korçë- Edmond Spaho

Vlorë- Grida Duma

Gjirokastër- Gent Strazimiri,

Tirane- Aldo Bumci

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.