Seanca e jashtëzakonshme e të hënës do të votojë të gjitha pikat, për të cilat ranë dakort Edi Rama dhe Lulzim Basha në dy takimet e fundit. Ilir Meta ka nxjerrë një urdhër ku thërret seancën parlamentare, duke rreshtuar aty të gjitha pikat e rendit të ditës që vijnë si pasojë e marrëveshjes. Që nga zëvëndësimi i ministrave, plotësimi i vendeve bosh të komisioneve të vetingut e deri të ndryshimi i kryetarit të KQZ.
Shfaq Komentet (0)