BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ 50 vitet që sfidon Irma Libohova

16:00 - 22.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  50 vitet që sfidon Irma Libohova





50 vitet që sfidon Irma Libohova
E ndërsa kanë parë artistë të futen në një prej lokaleve të qendrës, me lule dhe dhurata në duar, janë bërë kuriozë e kanë pyetur kush e ka festën. Një kamerier u ka thënë se Irma Libohova mbush 50 vjeç, ndërsa të gjithë kanë parë veten e tyre. Ta shohësh në trup s’ka ndryshuar fare, është po ajo imcake, në tip është po aq energjike sa ka qenë gjithmonë, zërin e ka edhe më të intonuar se tani i gjen vetë notat që i shkojnë… dhe në fund duket sikur po sfidon dhe ligjin e gravitetit të Njutonit, sepse edhe në fytyrë s’ka ato shenjat që zakonisht i lë kjo moshë. Gjithsesi Irma Libohova e ka vendosur; do e sfidojë 50 vjetorin.


E kanë vlerësuar prej vitesh të tëra në skenë njëra-tjetrën dhe të dyja i bashkon nostalgjia për këngën dhe skenën e festivaleve të atëhershme. Nuk kishte sesi të mungonte në këtë 50-vjetor, këngëtarja Myfarete Laze e cila është shfaqur më në formë se kurrë. Një prerje interesante flokësh, veshje e këndshme dhe një grim fin, enkas për këtë mbrëmje.


Kujtojmë që edhe në ditëlindjen e saj rreth dy vite më parë, organizimi ishte perfekt, dhe kishte pjesëmarrje të një elite shumë të mirë artistësh. Ka qenë ditëlindja e Greta Koçit e cila përsëri edhe në këtë rast, ndodhet mes këngëtarësh profesionistë prej të cilëve pse jo, merr edhe këshilla të vyera që do i vlejnë në karrierën e saj për më tej ndërkohë që prej tyre ka marrë vlerësime maksimale.


Marjana Kondi duket që e njeh mirë Irmën dhe këtë e kuptuam nga dhurata e saj. Po ta shihni me vëmendje qesen, kuptohet se është blerë në një dyqan fëmijësh. Se çfarë rrobe ka brenda, nuk e dimë…


Sandri të gjitha gjërat i lë për momentin e fundit… Edhe mbi zarf, urimin po ja shkruan te dera e lokalit ku bëhet festa.


Ja dhe Eneda Tarifa që po kënaqet në maksimum nga batutat pafund të të mirënjohurit Skënder Sallaku. Ditëlindja e Irmës i ka bashkuar të gjithë, këngëtarë e aktorë për t’i falur Irmës, mijëra urime dhe shumë dashuri në këtë ditë të shënuar për të.


Është kënaqur stilistja Rezarta Skifteri në ditëlindjen e Irmës ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj. Veç humorit, mesa duket ka patur edhe uri, ku pa problem i është afruar tavolinës ku qëndronin një shumllojshmëri asortimentesh për të ngrënë dhe ka mbushur pjatën.


Ja edhe një tufë me lule për Irmën nga bashkëshortja e kompozitorit Selim Ishmaku. Kanë qenë çaste emocionuese për Irmën e cila herë-herë është shfaqur edhe paksa e hutuar, duke synuar që festa e organizuar prej saj të dilte sa më mirë.


E ka shijuar në maksimum ditëlindjen e së motrës por i është dashur të jetë edhe shumë e kujdesshme, në mënyrë që të kënaqte njësoj të gjithë të ftuarit dhe të shkonte të qëndronte nga pak me ta. Dhe Eranda e ka bërë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërkohë që vetë është shfaqur mjaft elegante dhe e përkushtuar.


Një libër? Një fotografi e zmadhuar? Një album fotografik?…
Të shumta janë alternativat për një dhuratë të bukur në këtë 50-vjetor dhe Ema Qazimi tashmë e ka zgjedhur një për Irmën. Se çfarë ishte nuk e zbuluam dot. Padyshim do ketë patur brenda një kujtim, për të cilin këngëtarja është kënaqur shumë.

Ky shkrim u botua më 18 prill 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.