BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Zbulohen fotografitë e Mitro Çelës dhëndër. Pas dorëheqjes, Andi Bushati kërkon pak qetësi

16:00 - 27.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: Zbulohen fotografitë e Mitro Çelës, dhëndër. Pas dorëheqjes,  Andi Bushati kërkon pak qetësi





Pas dorëheqjes,  Andi Bushati kërkon pak qetësi
Për të gjithë është bërë i njohur tashmë fakti që një prej gazetarëve më në zë, Andi Bushati është larguar nga televizioni ‘Klan’, për shkak të censurimit të tri dokumentarëve të tij nga drejtuesit e këtij ekrani. Ishte një vendim i marrë shumë papritur dhe shumë shpejt nga vetë gazetari, ndërkohë që tani thjesht kërkon ta hedhë pas krahëve dhe të shohë për më tej. E sigurisht, humori nuk i ka rënë, kështu që vetëm dy ditë më pas ai është shfaqur në stadium, me një look disi tjetër, ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim në ekran, duke kërkuar të gjejë një vend të lirë për t’u ulur.


Redi Jupi nuk iu nda këmishës rozë
E shohim shumë shpesh në minutat e misionit sportiv Redi Jupin, në rolin e komentatorit dhe analistit. Opinione nga më të ndryshmet, kritika dhe vlerësime nga më të shumtat si dhe ngjyra spektakli. Deri këtu mirë. Por, çfarë stonon? Nëse e vini re me kujdes Redin, duket sikur i sheh vetëm një këmishë të veshur. Atë rozë. Ose është shumë i fiksuar pas kësaj këmishe që i pëlqen, ose ngjyra rozë është e preferuara e tij. Ja tek e shohim edhe jashtë studiove të transmetimit, po kështu. Nuk na e do mendja që garderoba e Redit është aq e varfër, thjesht i japim një këshillë që t’i japë më shumë ngjyra veshjeve të tij.


Zbulohen fotografitë e Mitros dhëndër
Gazetari i njohur Mitro Çela dhe ish-deputeti i PD-së, është rimartuar pas 30 vite martese, ndërsa Bluetooth ka mundur të sigurojë fotografinë e dasmës së tij e cila u zhvillua në mes të muajit maj. Ceremonia martesore u zhvillua në Kishën Katolike në Tiranë, ndërsa gruaja që Mitro ka në krah është po e njëjta grua që zgjodhi 30 vjet më parë. Por atëherë martesa e tyre u bë vetëm në gjendjen civile ndërsa për çiftin mbeti dëshirë në sirtar martesa në kishë, e cila u realizua vetëm pas kaq shumë vjetësh.


Topalli, fushatë dhe autografe
Fushata elektorale është para së gjithash koha kur të gjithë politikanët janë  më afër se kurrë me popullin. Dhe populli padyshim që është i lumtur, që takon ata njerëz që i ka parë vetëm nga ekrani. Por kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli në këto takime duket se është më e suksesshmja, sepse atë jo vetëm e takojnë dhe përshëndesin, por i kërkojnë edhe autografe. Ja pra shiheni, edhe kjo foto e dëshmon më së miri këtë gjë.

Ky shkrim u botua më 13 Qershor 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.