Tech

Grida Duma flet për rrëzimin në Pallatin e Kongreseve: Ja si e përjetova atë moment

19:03 - 27.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në karrierën si politikane të Grida Dumës ka patur edhe një moment të sikletshëm, sic ka qenë rrëzimi i saj në Pallatin e Kongreseve.

Por si është ndjerë Duma gjatë këtij momenti këtë ia ka rrëfyer Rudina Dembacajt në programin e saj “Mos i fol shoferit”.

“E di cfarë më ndodh tani, këdo që do të ngjisë dy tre shkallë për të folur më rikujtohet vetja dhe kam një instinkt që kujto ti jap dorën.

Ka ndodhur kështu, podi në te cilën duhet të hipja për të folur ishte i bardhë, unë duke qene se bëj me pasion këtë nuk e kam parë letrën kur kam qenë duke folur përpara sallës së madhe. Por kini parasysh që folësi është i bombarduar nga dritat, të cilat ulin aftësinë për të bërë dallimin. Pasi mbarova duhet të zbrisja por nuk e dallova dot podin nga dyshemeja që ishin të dyja të bardha.

Isha me fustan se po të isha me pantallona s’do ta kisha patur këtë alert të tmerrshëm, por nuk doja të dukej asgjë më shumë veç rënies”, ka thënë Duma.

E pyetur nga Dembacaj nëse koleget do kishin dashur ta shtynin atë moment, Duma tha se duke qeshur “Kur u pyet se cila nga koleget do të donin ta shtynin në atë moment, ajo tha duke qeshur: “Nuk e di sa janë kënaqur në atë moment. Edhe kur vjen situata që më shajnë, në mënyrë të paguar ose jo them se njerëzit në këtë popull shfryhen shumë pak. Nëqoftëse kjo është një element që i jep kënaqësi, është ‘OK’, le ti japë.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.